<b></b> Studim: 1 në 10 persona në Gjermani janë “të varur” nga puna

Studim: 1 në 10 persona në Gjermani janë “të varur” nga puna

25.05.2022 21:12

Sipas një studimi të ri, nga kryerja e disa detyrave në të njejtën kohë, te puna më orare të gjata dhe ndjenja e fajit gjatë kohës së lirë - sjellje e tepërt dhe “kompulsive” e punës, gjendet në të gjithë fuqinë punëtore të Gjermanisë.

Deutche Welle shkruan se, sipas një studimi të ri të publikuar të mërkurën, një e treta e fuqisë punëtore gjermane po punon "tepër" dhe 10% “janë të varur” nga puna.

Studimi i kryer nga Fondacioni Hans Böckler, është i pari i këtij lloji që shqyrton sjelljen e varur nga puna në të gjithë sektorët në Gjermani - dhe ka zbuluar se puna "kompulsive" është e pranishme në të gjitha degët.

Çfarë zbuloi studimi?

Studimi u krye nga Instituti Federal i Arsimit dhe Trajnimit Profesional (BIBB) dhe Universiteti Teknik i Braunschëeig.

Studiuesit ekzaminuan intervista nga 8000 njerëz të punësuar në Gjermani, dhe të dhënat e studimit u regjistruan në 2017 dhe 2018 - përpara se pandemia e koronavirusit të mjegullonte linjën e balancës punë-jetë.

Studimi zbuloi se 9.8% e njerëzve shfaqnin sjellje të varur dhe "kompulsive" në punën e tyre. 33% të tjerë u zbulua se nuk ishin “të varur” por punonin “tepër”. Ndërsa, shumica rreth 54.9% e punëtorëve, iu qasen detyrave të tyre të punës në një mënyrë më "të qetë".

Studimi po ashtu zbuloi se gratë ishin më pak punëtore ses burrat, me 10.8% të tyre që ishin në kategorinë e varur, krahasuar me 9% të burrave.

Në të njëjtën kohë, studimi thotë se të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç kishin shumë më shumë gjasa të shfaqin sjellje të varur nga puna sesa punëtorët e moshës 55-64 vjeç.

Cilët persona ishin veçanërisht të rrezikuar?

Sipas studimit më të varur nga puna ishin menaxherët dhe njerëzit e vetëpunësuar.

Mbi 12% e menaxherëve shfaqnin sjellje të varuar krahasuar me 8.7%  të punëtorëve jomenaxherë.

“Midis atyre në pozicione drejtuese, sa më i lartë të ishte pozicioni aq më e lartë ishte edhe varësia nga puna”, thanë autorët e studimit.

Studiuesit gjetën gjithashtu sjellje të varuar nga puna në të gjithë sektorët - me shkallën më të lartë të varësisë nga puna (19%) në mesin e atyre që punonin në fushat e bujqësisë, menaxhimit të pyjeve, blegtorisë dhe hortikulturës.

Ndërsa, fushat më pak të rrezikuara ishin ato që punonin në teknologji, gjeografi dhe shkenca natyrore.

Faktorët socio-ekonomikë, të tillë si niveli i arsimimit ose statusi i marrëdhënieve, luajtën pak "ose rol shumë të ulët”, në varësinë që mund të kishte personi ndaj punës.

Megjithatë, studimi tregoi se njerëzit që punonin në kompani të mëdha ishin më pak të varur sesaa ata që punonin në kompani të vogla.

Çfarë është sjellja punëtore?

Autorët e studimit gjerman përdorën dy dimensione për të përcaktuar dhe identifikuar sjelljen e punës "të varur" dhe "kompulsive".

Dimensioni i parë ka të bëjë me sa shumë punojnë njerëzit, duke përfshirë: punën me orë të gjata me ngarkesa të larta dhe përballjen me projekte të shumta në të njëjtën kohë.

Faktori i dytë ka të bëjë me mënyrën se si puna e tyre ndikon në jetën e tyre personale.

Ata me varësi nga puna u përcaktuan në studim si ata që kishin vështirësi për t'u çlodhur në kohën e tyre të lirë jashtë punës, ata që kontrollonin emailet e punës pasi të dilnin jashtë, dhe ata që thanë se ndiheshin fajtorë kur kishin pushim.

Termi "workaholic" u krijua në 1971 nga psikologu amerikan Wayne Oates, për të përshkruar njerëzit, qasja e të cilëve ndaj punës së tyre ishte e ngjashme me ata që luftojnë varësitë me alkoolin.

Autorët e studimit bënë thirrje për kërkime të mëtejshme mbi shkaqet e varësisë nga puna, si dhe ndikimet e rëndësishme që mund të ketë në shëndetin fizik dhe psikologjik të punonjësve.

Tjera nga autori:
1