<b></b>Tornado e fuqishme godet bregdetin në Francë, një i vdekur e pesë të lënduar

Tornado e fuqishme godet bregdetin në Francë, një i vdekur e pesë të lënduar

19.06.2022 17:48

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë shtruar në spital, pasi një tornado e papritur kishte goditur bregdetin e Normandisë pasditën e së shtunës, në qytetin Villers-sur-Mer.

Mediat franceze e cilësuan erën si një ‘mini tornado’, duke shtuar se meteorologët nuk kishin parashikuar erëra aq të forta të cilat zgjatën 20 deri në 25 minuta dhe shkaktuan dëme të mëdha.

Pamjet e mëposhtme tregojnë erërat e forta duke shpërndarë rërën, ndërsa dhjetëra pushues largohen nga plazhi.

Thierry Granturco, kryetari i Villers-sur-Mer, tha se "erërat ishin ‘një dhunë’ që nuk e kemi parë kurrë në bregdetin tonë. Erërat shpërthyen gjithnjë e më fuqishëm dhe përfundoi me një mini tornado”.

Ky fenomen i papritur i motit nuk ishte paralajmëruar nga organizata që monitoron ngjarjet e motit Météo-France.

 

Tjera nga autori:
1