Që nga fillimi i luftës në shkurt, njëri nga narracionet më dërrmuese në mediet perëndimore ka qenë morali i ulët i ushtrisë ruse.
Në anën tjetër, forcat e armatosura të Ukrainës janë portretizuar si shumë të motivuara për të luftuar që ta mbrojnë vendin.
Megjithatë, kjo mund të mos jetë pamja e plotë e situatës. Në një artikull të publikuar në gazetën amerikane, “Washington Post”, dy oficerë që udhëheqin një grup vullnetarësh i treguan shqetësimet e tyre për mungesën e përkrahjes nga komandantë të lartë në vijën e frontit.
Komandanti i kompanisë, Serhiu Lapko, tha: “Komanda jonë nuk merr përgjegjësi. Ata vetëm i marrin meritat për arritjet tona. Nuk ja japin përkrahje.”
Ata po refuzojnë që t’i vazhdojnë luftimet dhe ballafaqohen me arrestim e gjyq ushtarak. Vullnetarët thonë se po refuzojnë që të shërbejnë, sepse nuk kanë komandantë, pajisje dhe respekt.
“Jemi duke pritur përforcime qe dy javë. Po dërgohemi te vdekja e sigurt”, tha një ushtar vullnetar.
Rastet e refuzimit të vullnetarëve ukrainas për të luftuar kanë qenë të rralla. Një grup tjetër i luftëtarëve nga batalioni i njëjtë publikoi një video, duke i përshkruar kolegët si dezertor që i kanë braktisur bashkëluftëtarët./Nacionale