<b></b> Truss viziton Sarajevën për të konfirmuar angazhimin e Britanisë për paqen dhe stabilitetin në Bosnje

Truss viziton Sarajevën për të konfirmuar angazhimin e Britanisë për paqen dhe stabilitetin në Bosnje

26.05.2022 12:23

Ministrja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, po viziton Sarajevën sot (e enjte, 26 maj) në një përpjekje për ta konfirmuar angazhimin e vendit të saj për paqen dhe stabilitetin në Bosnje mes frikës në rritje të ndikimit keqdashës nga Rusia në vendin e vogël ballkanik me rreth 3 milionë banorë.

Gjatë udhëtimit të saj njëditor, Truss do të takohet me zyrtarë të lartë boshnjakë dhe do të njoftojë planet për të thelluar "sigurinë dhe partneritetin ekonomik me [vendin] përballë secesionistëve dhe përpjekjeve ruse për të ndikuar dhe destabilizuar atë", ka thënë Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar në nje deklaratë, shruan Euronews.

Truss do t'u drejtohet gjithashtu forcave të armatosura shumë-etnike të Bosnjës për të kërkuar mbështetje për Ukrainën me mesazhin se "agresioni i Rusisë nuk mund të qetësohet. Ai duhet të përballet me forcë," shtoi ai.

Vendi dënoi pushtimin rus të Ukrainës në OKB, por nuk arriti të binte dakord për vendosjen e sanksioneve kundër Kremlinit për shkak të kundërshtimit të zyrtarëve serbë të Bosnjës.

Hartuar për t'i dhënë fund luftës në vitin 1995, Marrëveshja e Paqes e Dejtonit e sponsorizuar nga SHBA krijoi dy njësi kryesore administrative në Bosnje - entitetin e mbizotëruar nga serbët e Republikës Srpska, dhe Federatën me shumicë boshnjako-kroate të BeH.

Marrëveshja e paqes krijoi gjithashtu një nga sistemet politike më të komplikuara në botë, me një labirint marramendës juridiksionesh që u mundëson tre grupeve kryesore etnike të vendit të dominojnë politikën e brendshme dhe të ushtrojnë kontroll mbi proceset kyçe të vendimmarrjes.

 

Dodik i frikësohet Mbretërisë e Bashkuar pas sanksioneve për 'aktivitete destabilizuese'

Frika e destabilizimit është shtuar muajt e fundit, pasi udhëheqësi serb i Bosnjës pro-rus, Milorad Dodik shtoi retorikën e tij përçarëse, duke kërcënuar se do të shpërbënte institucionet multietnike të vendit dhe do të bllokonte qëllimin strategjik të deklaruar prej kohësh për t'u bashkuar me NATO-n, duke avokuar për shkëputjen e RS.

Dodik është vënë nën sanksione si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në SHBA, të cilat përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve.

Sanksionet më të fundit, të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar në prill për "sjellje të papërgjegjshme" që mendohej se ishin inkurajuar nga Kremlini, bënë që Dodik t’i ndërpresë të gjitha komunikimet me ambasadorin e MB në Bosnje, duke e quajtur vendimin "të pakuptimtë".

Gjatë prillit, Dodik kishte shtuar masat e sigurisë në rezidencën e tij dhe përpara institucioneve në kryeqytetin de-fakto të RS, Banjaluka, duke përfshirë automjete të blinduara të policisë, meqë frikësohej, siç thoshte ai, se do të rrëmbehej nga forcat britanike.

"Ata i çonin njerëzit tanë në këto kontejnerë për dhjetë, pesëmbëdhjetë ditë, tre muaj," i tha ai shtypit vendas më 16 prill. "Ata ndezin dritat, luajnë muzikë me zë të lartë që të mos flini dhe ju kërkojnë rrëfej”.

Qëndrimi i fortë antiperëndimor i Dodikut është mbështetur vazhdimisht nga ambasadori rus në vend, i cili deklaroi në mars se nëse Bosnja arrin objektivin e saj për anëtarësimin në NATO, Moska "do të duhet të reagojë ndaj këtij akti armiqësor".

Tjera nga autori:
1