<b>Ukraina gati </b> për bisedime “pa kushte” në Mariupol

Ukraina gati për bisedime “pa kushte” në Mariupol

20.04.2022 22:21

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se është i lumtur të mbajë një "raund të posaçëm negociatash" me Rusinë në qytetin e rrethuar të Mariupolit pa asnjë kusht.

Podolyak shkroi në Twitter se ai po bënte ofertën "për të shpëtuar djemtë tanë, Azov (batalionin), ushtarakët, civilët, fëmijët, të gjallët dhe të plagosurit".

Mariupol mbetet i rrethuar nga trupat ruse. Ndërsa, disa civilë që kanë mbetur të bllokuar për javë të tëra mundën të largoheshin të mërkurën, megjithatë zyrtarët thanë se numri i të evakuuarve atyre ishte shumë më i ulët se sa sa pritej.

Megjithëse dhjetëra njerëz mundën të largoheshin nga qyteti për në Zaporizhzhia, kryetari i qytetit shpresonte se do të evakuoheshin rreth 6 mijë persona.

Ndërsa, zëvendëskryeministrja, Vereshchuk tha se ky dështim ishte për shkak të "mungesës së kontrollit të Rusisë mbi ushtrinë e tyre në terren", duke shtuar se “pushtuesit nuk kanë mundur të sigurojnë transportin në kohë të njerëzve deri në pikën ku po prisnin dhjetra autobusë dhe autoambulanca ukrainse.”

Tjera nga autori:
1