<b></b> Ukraina performon në Eurovizion dhe pritet ta fitojë garën

Ukraina performon në Eurovizion dhe pritet ta fitojë garën

10.05.2022 22:20

Pjesëmarrësit ukrainas Kalush Orchestra kanë dhënë një performancë energjike gjatë gjysmëfinales së parë të Eurovision Song Contest.

Grupi rap/folk është favorit për të fituar edicionin e sivjetmë të konkursit historik të këngës - falë këngës së tyre Stefania.

Parashikohet që grupi ukrainas ka shumë mundësi për të fituar përpara dyshes italiane Mahmood dhe Blanco, Sam Ryder të Britanisë dhe Cornelia Jakobs të Suedisë.

Nëse do të fitonite, kjo do të ishte fitorja e dytë e Ukrainës pasi ajo fitoi në vitin 2016 - dy vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës - me këngëtaren Jamala dhe këngën "1944", një këngë për dëbimin e tatarëve nga Stalini.

Ukraina është mes 17 vendeve që marrin pjesë në ngjarjen e kësaj mbremje në qytetin italian të Torinos - së bashku me Holandën, Portugalinë dhe Greqinë.

Gjysma e dytë zhvillohet të enjten, përpara finales që do të mbahet të shtunën mbrëma.

 

 

Tjera nga autori:
1