<b></b> Ukraina po humb shumë trupa në luftime, si do të rezistojë?

Ukraina po humb shumë trupa në luftime, si do të rezistojë?

05.06.2022 17:21

Sapo mbaruan varrosjen e një koloneli veteran të vrarë nga granatimet ruse, punëtorët e varrezave përgatitën një varr tjetër.

Associates Press shkruan se, ai varr i hapur nuk do të qëndrojë bosh për shumë kohë, marrë parasysh se sa shpejt po bie vdekja mbi trupat ukrainase në vijat e frontit.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha këtë javë se Ukraina është duke humbur në luftime 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë. Për krahasim, kjo shifër është vetëm më pak se 50 ushtarë amerikanë që vdisnin mesatarisht në ditë në 1968, viti më vdekjeprurës për forcat amerikane në Luftën e Vietnamit.

Përqendrimet e artilerisë ruse po shkaktojnë shumë viktima në rajonet lindore ku Moska është fokusuar që kur u tërhoq nga Kievi.

Pak para luftës, Ukraina kishte rreth 250,000 burra dhe gra me uniformë dhe ishte në proces të shtimit të 100,000 të tjerëve. Por qeveria ende nuk ka dhënë ndonjë shifër se sa persona kanë vdekur në më shumë se 14 javë luftime.

Askush nuk e di vërtet numrin e civilëve ukrainas që janë vrarë ose sa luftëtarë kanë vdekur në të dyja anët. Pretendimet për viktima nga zyrtarë qeveritarë - të cilët ndonjëherë mund t'i ekzagjerojnë ose të ulin shifrat e tyre për arsye të marrëdhënieve me publikun, janë të pamundura për t'u verifikuar.

Megjithatë, analistët perëndimorë vlerësojnë se Rusia ka shumë më shumë viktima ushtarake, duke dhënë shifra në mijra. E ndërsa humbjet e Ukrainës rriten, matematika e zymtë e luftës kërkon që ajo të gjejë zëvendësues. Me një popullsi prej 43 milionë banorësh, vendi ka mjaft fuqi punëtore, por koloneli i marinës amerikane në pension Mark Cancian, këshilltar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, tha se, "problemi është rekrutimi, trajnimi dhe vendosja e tyre në vijën e parë të frontin."  

"Nëse lufta tani po kalon në një luftë afatgjatë, atëherë duhet të ndërtohen sisteme për të marrë zëvendësime," tha ai.

Ndërkohë një gjeneral ukrainas, i quajtur Muzhenko tha se pranimi i viktimave të mëdha nga Zelensky do të ngriste edhe më shumë moralin ukrainas dhe bashkë më armatimet perëndimore do të mund të ndryshohej vala e luftës.

 “Sa më shumë të dinë ukrainasit për atë që po ndodh në front, aq më shumë do të rritet vullneti për të rezistuar,” tha ai. “Po, humbjet janë të mëdha. Por me ndihmën e aleatëve tanë, ne mund t'i minimizojmë dhe reduktojmë ato dhe të kalojmë në ofensiva të suksesshme. Kjo do të kërkojë edhe armë të fuqishme,” përfundoi ai.

Tjera nga autori:
1