<b>Ukraina thotë se</b> korridori humanitar i Mariupolit nuk funksioni siç ishte planifiikuar

Ukraina thotë se korridori humanitar i Mariupolit nuk funksioni siç ishte planifiikuar

20.04.2022 21:18

Gjatë ditës së sotme autoritetet ukrainase janë fokusuar në evakuimin e civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha në Telegram se "korridori humanitar nga Mariupoli, sot nuk funksionoi siç ishte planifikuar".

Megjithëse dhjetëra njerëz mundën të largoheshin nga qyteti për në Zaporizhzhia, por kryetari i qytetit shpresonte se do të evakuoheshin rreth 6 mijë persona.

Vereshchuk tha se ky dështim ishte për shkak të "mungesës së kontrollit të Rusisë mbi ushtrinë e tyre në terren", duke shtuar se “pushtuesit nuk kanë mundur të sigurojnë transportin në kohë të njerëzve deri në pikën ku po prisnin dhjetra autobusë dhe autoambulanca ukrainse.”

Këshilli i qytetit të Mariupolit fajësoi "çorganizimin dhe neglizhencën e natyrshme" të Rusisë.

Vereshchuk tha se përpjekjet për evakuim do të rifillojnë sërish të enjten.

Tjera nga autori:
1