<b></b> Ukrainasit publikuan një vizatim të një djali - mësohet se ai është përdhunuar nga ushtarët rusë në sy të nënës së tij

Ukrainasit publikuan një vizatim të një djali - mësohet se ai është përdhunuar nga ushtarët rusë në sy të nënës së tij

12.05.2022 22:01

Zëvendësministrja e Jashtme Emin Japarov tha sot se Rusia po kryen "shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në kontinentin evropian në dekada".

Duke iu drejtuar OKB-së në Kiev, ajo tha: "Këto kanë qenë 10 javë tmerri për njerëzit e vendit tim. Torturat dhe zhdukjet, dhuna seksuale dhe me bazë gjinore, lista e krimeve ruse është e pafund", u shpreh ajo.

"Vetëm një botë në solidaritet me popullin ukrainas mund të ndihmojë në mposhtjen e kësaj të keqeje", tha ajo.

Pastaj ajo ngriti një vizatim me vija të zeza me duart e saj.

Japarova thotë se vizatimi është bërë nga një djalë 11-vjeçar, i cili u përdhunua nga ushtarët rusë në sy të nënës së tij.

Ajo tha se djali ishte aq i traumatizuar sa që që nga përdhunimi ai ka komunikuar ekskluzivisht përmes vizatimeve. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1