<b>Ukrainës i duhen</b> 5 miliardë dollarë në muaj për ta mbajtur ekonominë funksionale

Ukrainës i duhen 5 miliardë dollarë në muaj për ta mbajtur ekonominë funksionale

20.04.2022 20:17

Ministria e Financave e Ukrainës ka vlerësuar se do të duhen 5 miliardë dollarë në muaj për të mbajtur funksionimin e ekonomisë, tha të mërkurën Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

“Ne kemi qenë të angazhuar shumë ngushtë me Ministrinë e Financave për vlerësimet që kanë dhënë ose çfarë do të ishte e nevojshme për të ruajtur funksionimin e ekonomisë gjatë tre muajve të ardhshëm dhe ata dolën me një shifër prej 5 miliardë dollarësh në muaj,” tha ajo.

Duke folur si pjesë e Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në DC, Georgieva tha se kishte një "pasiguri" rreth këtij numri, por nuk kishte gjasa të ishte jashtë nevojave financiare të vendit dhe se FMN-ja po punonte me partnerët e saj për të mobilizuar "atë lloj mbështetjeje".

Georgieva shtoi se ata tashmë po diskutonin një paketë tjetër mbështetjeje me Ukrainën dhe theksoi se "pasiguria e lartë" nuk duhet t'i pengojë ata të fillojnë punën për paketën e re.

Ajo dhe presidenti i Bankës Botërore, David Malpass pritet të takohen me kryeministrin ukrainas dhe ministrin e financave të enjten për të diskutuar mbi ndihmën e mëtejshme.

Tjera nga autori:
1