<b></b> Ushtarët ukrainas goditen nga

Ushtarët ukrainas goditen nga "reja gjigante e acidit" e shkaktuar nga sulmi ajror rus

01.06.2022 17:42

Gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se forcat ruse e  kanë shtuar sulmin e tyre në qytetin e shkatërruar të Severodonetsk duke goditur një fabrikë kimike që lëshoi acid në ajër.

Pamjet e marra nga një mbrojtës ukrainas, të publikuara nga The Sun, duket se tregojnë “një re të acidit nitrik” ndërsa forcat ruse përpiqen të marrin qytetin strategjik Severodonetsk.

Banorët vendas në qytetin ku po zhvillohen këto luftime të rënda, janë paralajmëruar që të mos largohen nga strehimoret e bombave dhe u është kërkuar të përgatisin maska ​​për t'u mbrojtur nga tymrat toksikë.

Qyteti kyç lindor i Severodonetsk ka parë luftime intensive ditët e fundit ndërsa forcat ruse janë në përpjekje për ta pushtuar atë.

Tjera nga autori:
1