<b>Vendet</b> perëndimore rrisin kreditë për Ukrainën

Vendet perëndimore rrisin kreditë për Ukrainën

19.04.2022 20:06

BBC ka nxjerrë më shumë detaje nga biseda e Biden me liderët perëndimor në lidhje me Ukrainën.

Gjatë bisedës, e cila thuhet se zgjati rreth 90 minuta, u bë e ditur se liderët kanë rënë dakord për të ushtruar më shumë presion mbi Rusinë për pushtimin e saj.

Më pas, Japonia tha se po planifikonte të rriste ofertën e saj të kredisë për Ukrainën nga 100 milion dollarë në 300 milion dollarë.

Ndërsa, edhe kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi i tij do t'i japë Ukrainës para për të vazhduar blerjen e armëve, duke njoftuar se Gjermania ka arritur limitin e armëve nga rezervat e saj të ushtrisë që mund të dërgonte në Ukrainë.

Scholz tha se ai ka kërkuar të dijë nga industria gjermane e armëve se çfarë mund të ofrojnë më shpejt për Ukrainën.

Kjo mund të përfshijë armët antitank dhe të mbrojtjes ajrore që Ukraina ka kërkuar. Ai tha gjithashtu se Gjermania do të punojë me partnerët për të ndihmuar në sigurimin e artilerisë me rreze të gjatë për vendin.

Kujtojmë se Rusia ka rritur ofensivën e saj në rajonin lindor të Donbasit, ndërkohë që Ukraina ka bërë thirrje për më shumë armatime të rënda.

Tjera nga autori:
1