<b></b> Video provokuese nga Rusia, apo ushtarët rusë i sheh si dele?

Video provokuese nga Rusia, apo ushtarët rusë i sheh si dele?

22.06.2022 19:19

Një video tregon një tufë delesh ku në to është e shkruar shkronja Z  - simboli i luftës së Rusisë. Edhe mediat vendase tallen me të.

Video me delet si mbështetëse të luftës kundër Ukrainës është postuar nga Ministria e Bujqësisë e Republikës Ruse të Dagestanit në Kaukaz dhe ka tërhequr vëmendjen ku shihen delet me një Z të pikturuar - simbolin e mbështetësve të luftës. Sipas njoftimeve të shtypit, video u shfaq në kanalin Telegram të ministrisë të martën, por u fshi pas mbulimit mediatik.

Një tufë delesh shihet duke u transferuar nga një kullotë në tjetrën. Të gjitha delet kanë një Z të zi të pikturuar në leshin e tyre.

Media e cila e poublikoi videon komentoi me ironi zgjedhjen fatkeqe të deleve si mjet për reklamimin e luftës: “Ligjet ruse nuk na lejojnë të bëjmë shaka me këtë video".

Shumica e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë janë nga Dagestani, sipas statistikave kombëtare.

Jozyrtarisht, shifrat ka të ngjarë të jenë dukshëm më të larta.  /Nacionale/

Tjera nga autori:
1