<b></b> Von der Leyen 'e sigurt' për kandidaturën e Ukrainës në BE

Von der Leyen 'e sigurt' për kandidaturën e Ukrainës në BE

20.06.2022 13:56

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është e bindur se Ukrainës do t'i jepet statusi zyrtar i kandidatit përpara samitit kyç të BE-së në Bruksel më vonë këtë muaj.

“Unë besoj fuqishëm se do të marrim një vendim pozitiv”, tha von der Leyen për transmetuesin publik gjerman ARD të dielën në mbrëmje. “Sigurisht, ky është gjithashtu një vendim historik që duhet ta marrë tani Këshilli Evropian, por përgatitjet janë të mira,” tha ajo.

‘Isha shumë e prekur nga fjalët e mira të Presidentit Zelenskyy, pas rekomandimit tonë për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit. Ukrainasit mund të llogarisin në mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian teksa ecin në rrugën drejt Bashkimit Evropian’, ka shkruan Von der Leyen në Twitter.

Komentet e Von der Leyen vijnë pasi Komisioni i BE-së të premten doli në favor të përcaktimit zyrtar të Ukrainës dhe Moldavisë si kandidatë për t'u bashkuar me BE-në.

27 vendet anëtare do të diskutojnë rekomandimin e Komisionit në një samit në Bruksel të enjten dhe të premten.

Tjera nga autori:
1