<b></b> Vrasësi me hark e shigjeta, dalin pamjet nga sulmi që la të vrarë 5 persona në Norvegji

Vrasësi me hark e shigjeta, dalin pamjet nga sulmi që la të vrarë 5 persona në Norvegji

19.05.2022 20:40

DailyMail ka publikuar pamje rrëqethëse të momentit kur vrasësi famëkeq me hark dhe shigjeta filloi sulmin e tij në një supermarket në qytetin Kongsberg  të Norvegjisë, vitin e kaluar.

Espen Andersen Bråthen, 38 vjeç, doli dje në gjyq për vrasjen e pesë personave dhe tentativën për vrasjen e 11 të tjerëve më 13 tetor 2021.

Muslimani i konvertuar, i cili u rendit nga shërbimet norvegjeze të sigurisë si një person shqetësues qysh në vitin 2015, i theri viktimat e tij për vdekje me një thikë gjuetie pasi kishte lëshuar një shi shigjetash ndaj kalimtarëve të pafajshëm në një supermarket.

Pamjet e kamerave CCTV, të lëshuara nga policia kur filloi gjyqi i Bråthen, publikuar nga DailyMail, tregojnë momentin se si vrasësi hyri në dyqan duke tundur një hark me një çantë me shigjeta vdekjeprurëse dhe duke mbajtur në brez një thikë të madhe gjuetie.

38-vjeçari u deklarua fajtor para një gjyqtari dje në mëngjes, ndërsa gjykata dëgjoi se si ai kishte ecur nëpër rrugët e Kongsberg me dhjetëra shigjeta përpara se të vriste me thikë pesë persona të moshës 52-78 vjeç.

Edhe pse Bråthen u deklarua fajtor para gjykatës, avokatët e tij këmbëngulin se ai ka nevojë për trajtim të shëndetit mendor në një institucion psikiatrik.

Tjera nga autori:
1