<b></b> Vrasësi nga Teksasi kishte njoftuar masakrën shumë kohë më parë

Vrasësi nga Teksasi kishte njoftuar masakrën shumë kohë më parë

27.05.2022 17:41

Senatori republikan i Teksasit Tony Gonzales tha sot se vrasësi në masë Salvador Ramos u arrestua katër vjet më parë pasi "u tha njerëzve se kishte në plan të qëllonte në një shkollë kur të mbushte 18 vjeç".

“Vrasësi u arrestua disa vite më parë, më saktë katër vjet më parë, sepse ai kishte këtë plan dhe tha – kur të diplomohem në vitin 2022, do të qëlloj në shkollë”, tha Gonzales për Fox News.

Kujtojmë, autoritetet kanë thënë më parë se Ramos nuk kishte histori kriminale.

Departamenti i Policisë Uvalde nuk i komentoi këto deklarata. Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit nuk ishte i disponueshëm për pyetjet e bëra nga Fox News.

Salvador Ramos vrau 21 persona në shkollën fillore Robb në qytetin e vogël të Uvalde, Teksas. 

Ramos, i cili ishte 18 vjeç, kishte blerë ligjërisht dy pushkë javët e fundit, një më 17 maj dhe tjetrën më 20 maj. Njëra prej armëve u gjet në makinën e Ramos dhe tjetra pranë trupit të tij. Më tej, bëhet e ditur se ai kishte blerë 375 fishekë. Ende nuk dihet se sa armë kishte gjithsej brenda shkollës. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1