<b></b> Vritet me snajper ukrainas, mercenari rus i Wagner-it i njohur si “xhelati”

Vritet me snajper ukrainas, mercenari rus i Wagner-it i njohur si “xhelati”

08.06.2022 20:18

Një mercenar rus, i cili u bë i njohur për therjen e të burgosurve të luftës dhe civilëve në Donbas, është vrarë duke luftuar në Ukrainë.

Mediat ruse kanë raportuar se Vladimir Andonov, 44 vjeç, një specialist i sabotazhit dhe zbulimit në radhët e grupit të fshehtë Wagner, u qëllua nga një snajper gjatë një misioni pranë Kharkivit.

Andonov ishte i njohur për rusët si "Vakha" ose "vullnetar nga Buryatia" sipas rajonit nga ai ishte, por për ukrainasit ai ishte "xhelati" për shkak të masakrave që ai ndihmoi të kryheshin gjatë pushtimit të parë rus të vendit në 2014.

Ai ishte pjesë e një njësie që "çliroi", qytetin e Donbasit, Logvinovo në fillim të vitit 2015, ku tre të burgosur ukrainas u gjetën më vonë të ekzekutuar në një varr të cekët, duke përfshirë një që ishte qëlluar në sy.

Andonov ishte mburrur për misionin në mediat ruse, duke përfshirë mënyrën se si njësia e tij ishte udhëzuar të "shkatërronte të gjitha forcat e armikut" dhe se "nuk kishte të mbijetuar" nga sulmi.

Vdekja e tij u konfirmua nga Zhambal-Zhamso Zhanaev, kreu i rajonit ku jetonte Andonov, i cili foli për gazetën ruse Moskovskij Komsomolets.

Zhanaev i tha gazetës se trupi i Andonov tani po kthehet nga fronti në rajonin e tij të lindjes për varrim, së bashku me atë të një ushtari tjetër të vrarë përkrah tij.

Mercenarët e Wagner-it kanë fituar një reputacion gjakatar për luftimin e betejave që ushtria e rregullt ruse nuk mundet - duke marrë pjesë në masakra, tortura dhe vrasje pa dallim gjatë rrugës.

Mijëra mercenarë - shpesh të tërhequr nga radhët e ushtrisë së rregullt - mendohet se janë vendosur në zonat e luftës në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Kur luftimet rifilluan në Ukrainë në shkurt të këtij viti me urdhrin e Putinit për të pushtuar, Andonov u vendos përsëri në vijat e frontit.

Tjera nga autori:
1