<b>Vritet në Ukrainë </b> edhe koloneli i 35-të i Putinit

Vritet në Ukrainë edhe koloneli i 35-të i Putinit

20.04.2022 22:52

Vladimir Putin ka humbur kolonelin e tij të 35-të, ndërkohë që besohet se numri i të vdekurve nga forcat ruse ka arritur në 21,000.

Vdekja e Koloneli Mikhail Nagamov, 41 vjeç, u konfirmua nga zyrtarët rusë. Ai ishte komandant i një regjimenti të xhenierëve të Qarkut Ushtarak Perëndimor, dhe është vrarë në Ukrainë më 13 prill.

Shkalla e numrit të vdekjeve të rangut të lartë sfidon pretendimin e Putinit se "operacioni i tij special ushtarak" po shkon sipas planit. Pasi, humbjet e përgjithshme ruse që nga fillimi i luftës më 24 shkurt besohet të jenë mbi 20,000,megjithatë, Moska nuk ka arritur ende të japë shifra të sakta.

Rusia tashmë ka humbur edhe tetë gjeneralë në luftën e saj në Ukrainë.

Tjera nga autori:
1