<b>Zbulohet një</b> “varrezë masive tankesh” brenda Rusisë

Zbulohet një “varrezë masive tankesh” brenda Rusisë

21.04.2022 23:02

Kur nisi pushtimi rus në Ukrainë, pamjet satelitore konfirmuan se nuk kishte tanke në fshatin Golovchino.

Por, më pas The Sun mori akses ekskluziv për t'u bashkuar me ekipin ukrainas që lëshon dronin e tyre Leleka në hapësirën ajrore ruse. Droni spiun, i ndërtuar në Ukrainë, më krahë rreth 6 metra, ka kapacitet të fluturojë për 2 orë e gjysmë.

Ndërsa, nga pamjet e marra së fundmi, duket se në fshatin Golovchino të Rusisë, ishin të paktën 57 automjete ushtarake me furnizim me rreze, dhe të paktën 17 tanke luftarake. Mendohet se këto ishin pajisje moderne T-72 dhe T-90.

Në “varrezë” u zbuluan edhe shtatë armë artilerie vetëlëvizëse, duke përfshirë obusë MSTA, armë më të vogla Akatsiya 2s3, ura të mekanizuara, automjete të blinduara luftarake si dhe dy automjete për riparim të tankeve.

Sipas komandantit të ekipi ukrinas, ngarkesa dukej të jetë tërhequr zvarrë deri të vendi për riparim dhe ishte braktisur.

Ai tha se: “Të gjitha automjetet ruse që vijnë në Ukrainë do të përfundojnë në një vend si ky. Është një varrezë tankesh. Një varrezë.”

Deri më tani, Ukraina pretendon se ka goditur më shumë se 800 tanke dhe 2,000 automjete të blinduara - me raketa britanike NLAW dhe Javelins amerikane.

Pas tërheqjes së trupave ruse, The Sun pa në rrugët e qyteteve dhjetra tanke të djegura - shumica të hedhura në erë.

Mendohet se shumica e pajisjeve në "varrezë", kanë ardhur nga rajoni Sumy, pasi presidenti Putin urdhëroi tërheqjen e tij në fund të marsit, për t’u ripërqendruar në lindjen e largët të Ukrainës.

Ndërkohë, një burim i inteligjencës ukrainase tha se “fakti që këto tanke janë lënë pas në Golovchino tregon se ato nuk janë më të dobishme për Rusinë".

Tjera nga autori:
1