<b>Zelensky: </b> Bisedimet e paqes kërkojnë të dyja palët, Kremlini nuk është gati

Zelensky: Bisedimet e paqes kërkojnë të dyja palët, Kremlini nuk është gati

20.04.2022 23:26

Presidenti i Ukrainës tha se nuk ka parë ndonjë propozim të ri rus për ndalimin e armiqësive.

Volodymyr Zelensky u pyet të mërkurën në lidhje me një deklaratë të Kremlinit se Rusia po pret përgjigjen e Ukrainës ndaj një draft dokumenti dhe "topi është në fushën e tyre". Këshilltari i tij, Mykhailo Podolyak tha më herët se pala ukrainase kishte marrë propozime ruse dhe po i shqyrtonte ato. Por Zelensky tha se nuk është kështu.

Ai tha se luante futboll mjaft mirë në kohë paqeje dhe rregullat thonë se duhet të ketë dy ekipe dhe një top, duke shtuar se "zëdhënësi i Kremlinit duket se "po luan me veten".

Zelensky tha se ka qenë gati prej vitesh për të diskutuar me presidentin rus Vladimir Putin një fund të luftës së Rusisë në Ukrainën lindore, dhe tha se ata dërguan të njëjtat sinjale për bisedimet përpara pushtimit të tyre në shkallë të gjerë, kështu që nuk janë gati për një zgjidhje paqeje.

Tjera nga autori:
1