Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Bashkimit Evropian që ta lërë vendin e tij të fillojë rrugën drejt anëtarësimit në bllok, duke paralajmëruar se ambiciet territoriale të Rusisë shtrihen nga Varshava në Sofje.
Në një fjalim në të dy dhomat e parlamentit çek përmes një video-lidhjeje, Zelensky bëri thirrje gjithashtu për më shumë sanksione të BE-së kundër Rusisë.
“Rusia nuk është e interesuar vetëm për qytetet tona (të) Mariupol, Sievierodonetsk, Kharkiv dhe Kiev. Jo, ambiciet e saj janë të drejtuara në një zonë të gjerë nga Varshava në Sofje”, tha ai.
Megjithatë, presidenti nuk dha asnjë provë për të mbështetur pohimin e tij.
Kujtojmë se, BE-ja ka miratuar gjashtë raunde sanksionesh kundër Rusisë dhe Ukraina po kërkon një raund të shtatë për të rritur presionin ndaj Rusisë.
Komisioni Evropian pritet të shpallë një vendim mbi kërkesën e Ukrainës për statusin e kandidatit këtë javë përpara një samiti të BE-së që do të mbahet javën e ardhshme.
“T’i japësh Ukrainës statusin e kandidatit tani do të thotë të dëshmosh se Bashkimi Evropian është real dhe se vlerat evropiane vërtet funksionojnë dhe nuk tregohen vetëm në dokumente të caktuara”, tha Zelensky.