<b></b> Zelensky: Ky është një nga vendimet më të rëndësishme në historinë tonë

Zelensky: Ky është një nga vendimet më të rëndësishme në historinë tonë

23.06.2022 23:28

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një video lidhje me Samitin e Këshillit Evropian dhe mbajti një fjalim të shkurtër me rastin e vendimit historik për dhënien e statusit të vendit kandidat për në BE.

Zelensky: Faleminderit heronjve tanë, të gjithëve që e mbrojnë lirinë me armë

“Një nga vendimet më të rëndësishme për Ukrainën në të tridhjetë vitet e pavarësisë së shtetit tonë, por ky vendim nuk është vetëm për Ukrainën.

Ky është hapi më i madh në forcimin e Evropës që mund të ndërmerret pikërisht tani, pikërisht në kohën tonë dhe pikërisht në kushte të tilla, kur lufta po teston aftësinë tonë për të ruajtur lirinë dhe unitetin. Falë samitit të të gjithë liderëve evropianë.

Faleminderit heronjve tanë, të gjithë atyre që me armë në dorë mbrojnë pavarësinë e Ukrainës dhe lirinë e Evropës. Faleminderit! Faleminderit që e bëtë historinë e re të Evropës edhe më të fortë, edhe më të lirë. Lavdi Ukrainës!”, tha Zelensky. /Nacionale/

Tjera nga autori:
1