Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky urdhëroi të mërkurën t'i jepet fund udhëtimit pa viza për qytetarët rusë, duke përmendur nevojën për të përmirësuar sigurinë kufitare në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
Aktualisht, qytetarët rusë lejohen të vizitojnë Ukrainën pa viza, ndërsa në një urdhër të postuar nga faqen presidenciale, Zelensky tha se ai e mbështet një petecion të paraqitur nga një qytetar që kërkonte t’i jepej fund kësaj praktike.
"Në sfondin e agresionit të plotë rus, çështja e ngritur është e rëndësishme dhe jetike. Unë mbështes nevojën për të forcuar kontrollet mbi hyrjen e qytetarëve rusë në vend," tha ai.
Zelensky po ashtu njoftoi se i kishte dërguar letër kryeministrit Denys Shmyhal duke i kërkuar që të punonte për këtë çështje.
Kujtojmë se, presidenti rus Vladimir Putin në fillim të muajit të kaluar nënshkroi një dekret për vendosjen e kufizimeve të vizave për qytetarët e vendeve që Moska i konsideron "jomiqësore", duke përfshirë Ukrainën.