<b>Zelensky kërkon </b> 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike nga lufta

Zelensky kërkon 7 miliardë dollarë në muaj për të kompensuar humbjet ekonomike nga lufta

21.04.2022 22:01

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë në muaj ndihmë financiare për të kompensuar humbjet ekonomike nga lufta.

Në një fjalim virtual në një forum të Bankës Botërore, Zelenksy tha gjithashtu se do të duheshin "qindra miliarda dollarë" për të rindërtuar vendin e tij më vonë.

Ai tha se çdo vend duhet të jetë i përgatitur të prishë të gjitha marrëdhëniet me Rusinë dhe se Moska duhet "menjëherë" të përjashtohet nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë FMN-në dhe Bankën Botërore.

Presidenti ukrainas vazhdoi duke thënë se Rusia “po përdorte metoda agresive në tregjet botërore ndërsa luftonte këtë luftë” dhe këto institucione nuk ishin vend për të.

Ai e përfundoi fjalimin duke thënë se shpresonte se takimi i radhës do të zhvillohej në një nga qytetet në Ukrainë që ishte rindërtuar me mbështetjen e FMN-së dhe Bankës Botërore.

Tjera nga autori:
1