11 persona u vranë pas sulmit me raketa të qytetit Lozova në rajonin ukrainas të Kharkiv, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Pamjet tregojnë një re tymi që ngrihet mbi ndërtesën e goditur nga predha.
"Çfarë kanë në mendjen e njerëzve që zgjedhin objektiva të tillë?"
Zelensky postoi një video të shpërthimit në Facebook. Ai ka deklaruar se është sulmuar godina e Shtëpisë së Kulturës dhe se janë vrarë 11 persona, mes tyre edhe një fëmijë 11-vjeçar.
"Okupatorët kanë marrë si armiq kulturën, arsimin dhe njerëzimin. Ata i kanë në shënjestër me predha dhe bomba. Çfarë mendojnë njerëzit që zgjedhin objektiva të tillë?", ka shkruar Zelensky. /Nacionale/
Video of a Russian missile strike on a building in Lozova, Kharkiv Oblast. https://t.co/O2L6GYaq6f pic.twitter.com/ShNiFYNsni
— Rob Lee (@RALee85) May 20, 2022