Zelensky viziton qytetin jugor të Mykolaivit - NACIONALE

Zelensky viziton qytetin jugor të Mykolaivit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kreu një tjetër vizitë në qytetin jugor Mykolaiv.

Këtë e konfirmoi zyra e tij, raportoi BBC.

“Presidenti inspektoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv, e cila u shkatërrua si rezultat i një sulmi raketor nga forcat ruse”, u tha në deklaratën gjegjëse.

E njëjta zyrë nuk informoi për detaje shtesë, si kohën e vizitës.

Kujtojmë se në muajin mars, një raketë ruse dërmoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale në këtë qytet, ku si pasojë humbën jetën 37 persona.

Pikërisht në fillim të atij muaji, forcat ruse arritën në periferi të Mykolaivit, por që më pas u kthyen në lindje e jug.

Në këto pozicione, pra në jug e lindje luftimet mes palëve po vazhdojnë edhe më tutje.

Lajme të ngjashme