<b></b> Zgjedhjet në Francë: Aleanca e majtë nuk ka gjasa të fitojë shumicën në legjislaturën e re

Zgjedhjet në Francë: Aleanca e majtë nuk ka gjasa të fitojë shumicën në legjislaturën e re

13.06.2022 14:42

Aleanca e krahut të majtë të Francës, e krijuar së fundmi, e udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon, përfundoi kokë më kokë me partinë e Presidentit Emmanuel Macron në raundin e parë të zgjedhjeve legjislative të së dielës. Megjithatë, gjithçka tregon se ajo nuk do të marrë shumicën në raundin e dytë të 19 qershorit.

Koalicioni i ri i krahut të majtë, i quajtur NUPES, doli i dyti në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të dielën me 25.66% – pak pas 25.75% të marrë nga shumica presidenciale e Macron.

NUPES – që përfshin La France Insoumise të Mélenchon, Partinë Socialiste, të Gjelbërit dhe Partinë Komuniste – shënoi nën rezultatin e përbashkët prej 30.6% nga të gjitha partitë e krahut të majtë të kombinuara në zgjedhjet presidenciale në prill, ku që Macron fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar.

Në total, të gjitha partitë e majta duhet të marrin nga 150 deri në 210 vende, duke shumëzuar kështu me tre ose katër numrin e deputetëve në krahasim me legjislaturën e mëparshme, siç kanë parashikuar institutet e ndryshme të sondazheve – në veçanti Ipsos dhe Ifop.

Kjo ende nuk është e mjaftueshme për të komanduar shumicën në Asamblenë me 577 vende, por Ansambli i Macron gjithashtu mund të mos ketë një shumicë absolute, duke e bërë më të vështirë për qeverinë e tij që të drejtojë legjislativin.

Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme legjislative të 2017-ës, kampi i majtë ka shënuar ngritje. Në atë kohë, partitë e krahut të majtë morën rreth 21% në raundin e parë, ku Macron kishte fituar mbi një pjesë të mirë të elektoratit social-demokrat.

Aleanca e majtë doli gjithashtu si forca kryesore politike midis votuesve nën 34 vjeç, me 42% në grupin 18-24 vjeç dhe 38% midis 25-34-vjeçarëve që votuan në favor të saj, tregoi një studim i Ipsos.

Aleanca gjithashtu shënoi rezultate të larta midis votuesve në pozicione ekzekutive me 28%, edhe pse mbështetja për grupin është më e zakonshme midis grupeve me të ardhura më të ulëta dhe drejtuesit e korporatave përgjithësisht nuk votojnë në favor të partive të majta ekstreme ose radikale.

Për të majtën radikale të Mélenchon, pritet një rritje e madhe e numrit të vendeve. Në vend të 17 deputetëve që largohen, tani duhet të ketë të paktën 100 deputetë në parlamentin e ri. Deputetja në largim e La France Insoumise, Danièle Obono dhe kandidatja për herë të parë Sophia Chikirou, të cilat të dyja garuan për zonat elektorale në Paris, u zgjodhën në raundin e parë.

Të Gjelbrit gjithashtu parashikohet të fitojnë 20 vende në Asamblenë Kombëtare, krahasuar me vetëm një në 2017-ën.

Megjithatë, e ardhmja e aleancës së majtë mbetet e paqartë pasi partitë e ndryshme kanë njoftuar se do të ulen secila në një grup të veçantë, dhe jo si një bllok i përbashkët.

Duke qenë se ata kanë mendime të ndryshme për çështje të rëndësishme të politikës si ato bërthamore dhe BE-ja, nuk është e sigurt nëse blloku do të mbijetojë në afat të gjatë edhe pse po bëhet gjithnjë e më e qartë se e majta po shkon drejt anës më radikale të spektrit politik.

Tjera nga autori:
1