<b></b> Zjarr në një depozitë gazi në Rusi, shqetësime se mund të ndikojë në furnizimet në Evropë

Zjarr në një depozitë gazi në Rusi, shqetësime se mund të ndikojë në furnizimet në Evropë

16.06.2022 22:49

Një zjarr i madh ka përfshirë fushën më të madhe të gazit të Rusisë, duke shkaktuar shqetësime se mund të ndikojë në furnizimin me gaz për Evropën.

Momenti dramatik i kapur nga kamerat shfaq depozitën Urengoiskoye të përfshirë nga një top zjarri gjigant.

Një zjarr i ngjashëm aty pranë kishte shpërthyer edhe vitin e kaluar, duke bërë që çmimet e gazit për Evropën të rriteshin me gjashtë për qind.

Ndërsa, sa i përket këtij shpërthimi zyrtarët e Gazprom njoftuan se zjarri i madh ishte shuar duke mos dhënë detaje se cili ishte dëmi i pësuar, ose nëse do të kishte ndonjë efekt në furnizimet me gaz në Evropë, të cilat tashmë janë me çmime të larta dhe duke shkaktuar vështirësi ekonomike.

Ky është shpërthimi i fundit i zjarrit, nga një seri zjarresh në instalimet kryesore ruse që nga nisja e luftës në Ukrainë.

Ekspertët thanë se mbetet për t'u parë nëse ky shpërthim do të ketë ndonjë ndikim afatgjatë në furnizimet në Evropë në një kohë tensioni të lartë mbi luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë.

Tjera nga autori:
1