<b></b> Zvicra dhe Izraeli konfirmojnë raste të lisë së majmunëve

Zvicra dhe Izraeli konfirmojnë raste të lisë së majmunëve

22.05.2022 16:29

Izraeli dhe Zvicra janë vendet më të fundit që kanë konfirmuar rastet e lisë së majmunëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kombeve që kanë raportuar shpërthime në 14.

Të dyja vendet bë ëtë ditur se kanë identifikuar një person të infektuar që kishe qenë në udhëtime, por Izraeli njoftoi edhe për rstë të tjera të dyshuara.

Në shpërthimin e fundit të lisë së majmunëve deri më tani janë konfirmuar 80 raste në Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.

Lija e majmunëve është një infeksion më i zakonshëm në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.

Ndërsa, ky shpërthim i ka habitur edhe shkencëtarët, megjithatë thuhet se lija e majmunëve nuk ka tendencë të përhapet lehtësisht midis njerëve dhe ka rrezik të ulët.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, kjo sëmundje është e lehtë dhe shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se janë duke u hetuar edhe 50 raste të tjera të dyshuara, pa përmendur vendet e përfshira - dhe paralajmëroi se ka të ngjarë të konfirmohen më shumë infeksione.

I pyetur për shpërthimin ndërsa përfundoi një vizitë në Korenë e Jugut, Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha se nëse virusi do të përhapej më gjerësisht do të ishte "pasojë", duke shtuar se "është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohen".

Ai tha se ShBA po "punon shumë" për një zgjidhje ndaj sëmundjes dhe atë se çfarë vaksinash duhet të përdoren.

Shpërthimi fillimisht u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas filloi të zbulohej në të gjithë Evropën - me agjencitë e shëndetit publik në Spanjë, Portugali, Gjermani, Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Suedi të cila konfirmuan raste.

Deri më tani, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka identifikuar 20 raste dhe këshilltarja kryesore mjekësore Dr Susan Hopkins tha se zbulimi i rasteve të reja po ndodhë çdo ditë.

Ajo tha se virusi tani po përhapet në komunitete - me raste të zbuluara që nuk kanë kontakt me askënd që ka vizituar Afrikën Perëndimore, vend ku sëmundja është endemike.

Por, Dr Hopkins tha se rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet "jashtëzakonisht i ulët", me rastet e deritanishme të gjetura kryesisht në disa zona urbane dhe midis burrave homoseksualë ose biseksualë.

Megjithëse nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunëve, disa vende kanë thënë se po grumbullojnë vaksina kundër lisë, të cilat janë rreth 85% efektive në parandalimin e infeksionit, sepse të dy viruset janë mjaft të ngjashme.

E në një deklaratë të dhënë të premten, OBSH tha se shpërthimet e fundit ishin të pazakonta pasi ato po ndodhnin në vendet ku sëmundja nuk ishte endemike.

Duke shtuar se nuk është ende e qartë pse po ndodh tani ky shpërthim i papritur.

Një mundësi është që virusi të ketë ndryshuar në një farë mënyre, megjithëse aktualisht ka pak prova që sugjerojnë se ky është një variant i ri.

Ndërsa, një shpjegim tjetër është se virusi e ka gjetur veten në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të lulëzuar.

Gjithashtu, lija e majmunëve mund të përhapet më lehtë sesa në të kaluarën, kur vaksina kundër lisë ishte përdorur gjerësisht.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, ka paralajmëruar se "transmetimi mund të përshpejtohet" gjatë sezonit të verës, pasi njerëzit mblidhen për festivale dhe festa.

Përveç rasteve evropiane, Australia ka konfirmuar se një burrë që kishte udhëtuar në MB është infektuar me virusin.

Ndërsaa, në Amerikën e Veriut, autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan të Massachusetts thanë se një burrë që kohët e fundit kishte udhëtuar për në Kanada kishte rezultuar pozitiv për virusin.

Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë tha se kishte identifikuar dy raste në Quebec, por shtoi se nuk ishte e qartë nëse udhëtari amerikan ishte infektuar para ose gjatë vizitës së tij në Montreal

Tjera nga autori:
1