Gara shpejtësie në rrugë Gjilan-Kamenicë, policia dënon shoferët me 500 euro, pesë pikë negative e një vit ndalim të vozitjes - NACIONALE

Gara shpejtësie në rrugë Gjilan-Kamenicë, policia dënon shoferët me 500 euro, pesë pikë negative e një vit ndalim të vozitjes

4 minuta më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dënuar dy persona të cilët ishin duke bërë gara me veturat e tyre në rrugnë Gjilan-Kamenicë.

Policia i ka dënuar me 500 euro, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej një viti.

“Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë (12) muaj.” – thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Identifikohen dy vozitësi të cilët ishin duke bërë gara me veturat e tyre në Komunën e Gjilanit

Gjilan, 02 maj 2024

Njësiti i policisë nga Trafiku rajonal, Drejtoria e Policisë Gjilan si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Gjilan -Kamenicë ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h.

Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51 paragrafi 4 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej dymbëdhjetë (12) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.

Lajme të ngjashme