S`ka më privilegje për nëpunësit e Kuvendit, Ministria e Financave ua ndërprenë shtesën prej 5 euro në ditë - NACIONALE

S`ka më privilegje për nëpunësit e Kuvendit, Ministria e Financave ua ndërprenë shtesën prej 5 euro në ditë

21 minuta më parë

nga NACIONALE

Nga 1 janari i këtij viti nëpunësit e Administratës së Kuvendit të Kosovës nuk po e marrin shtesën prej 5 euro për ditë pune. Kjo pasi Ministria e Financave ka vlerësuar se Rregullorja për Shtesat dhe Kompenzimet mbi Pagën Bazë të Nëpunësve Civil të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila është nxjerr nga Kryesia e Kuvenidt të Kosovës në qershor të vitit të kaluar, nuk është në përputhje me Ligjin për Pagat. Ministrisë i ka dhënë të drejtë edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ndalimi i kësaj shtese, ka nxitur reagimin e stafit civil dhe politik të Kuvendit të Kosovës.

Pas ndërprerjes se kësaj shtese, Njësia e Burimeve Njerëzore e Kuvendit të Kosovës, më 15 janar, i ka shkruar Thesarit të Kosovës për të kërkuar sqarime se pse ka ndodhur ndërprerja e shtesës.

Zëvendëskryetari i Thesarit të Kosovës, më 29 janar, ka njoftuar zyrtarët e administratës së Kuvendit se lidhur me këtë çështje i janë drejtuar për interpretim Departamentit Ligjor të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferove.

Gazeta Nacionale ka mësuar se Departamentit Ligjor të Ministrisë së Financave, Punë dhe Transferove ka dhënë një përgjigje negative për nëpunësit e Administratës së Kosovës.

I njëjti burim i ka thënë gazetës se në këtë çështje është përfshirë edhe stafi politik i Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë.

Sipas burimit, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, kanë tentuar të ndikojnë për këtë çështje të Ministri i Financave, Hekuran Murati, por ky i fundit ka refuzuar që nëpunësit civil të Kuvendit të vazhdojnë të privilegjohet, duke marrë si shtesë nga pesë euro për çdo ditë pune.

Vendimi i Këshillit

Nëpunësit e Administratës së Kuvendit janë ankuar edhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Mirëpo, as ky institucion nuk ia ka dhënë të drejtë.

Zyrtari i Lartë Ligjor në Kuvendin e Kosovës, Osman Shatri, ka deponuar ankesë në KPMShCK për ndërprerjen e shtesës prej 5 euro nga Ministria e Financave.

Gazeta Nacionale e ka siguruar vendimin e Këshillit për këtë çështje, i cili është negativ.

Në vendim thuhet se ankesa e Osman Shatrit refuzohet si e pabazuar.

Në arsyetimin e këtij vendi, KPMShCK-ja ka konstatuar se shtesa në fjalë nuk janë të bazuar në nenin 22 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Bazuar në sqarimet e dhëna si me sipër, Kolegji i Këshillit konstaton se pretendimi ankimor i ankuesit i parashtruar sikurse në ankesë, për realizimin e kompezimit ditor si pagesë shtesë mbi pagën bazë, në vlerë prej pesë euro për ditë pune, në kuptimi të së drejtës individuale, është i pabazuar, pasi që, siç u konstatu më lartë një shtesë e tillë nuk është e përcaktuar me nenin 22 paragrafi 1 të Ligji për Pagat në Sektorin Publik”, thuhet në arsyetimin e vendimit.

Rregullorja për Shtesat dhe Kompenzimet mbi Pagën Bazë të Nëpunësve Civil të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës këto shtesa i ka paraparë në nenin 4.
1. Shtesa mbi pagën bazë i takon nëpunësit të administratës së Kuvendit në mbështetje të punës së trupave punës të Kuvendit, që kërkon funksionim efektiv të të gjitha shërbimeve në kohë dhe me përgjegjësi, punë nën presion kohor, punë me orar të zgjatur dhe të paparashikuar, si dhe kufizim në shfrytëzimin e pauzës ditore dhe të pushimit vjetor, për angazhim shtesë në vlerë prej 30% të pagës bazë. 2. Nëpunësi civil i Administratës së Kuvendit ka të drejtë në kompensim ditor në vlerë 5(pesë) euro për ditë pune”, thuhet në këtë rregullore.

Lajme të ngjashme