<b></b> Bard Books promovon sot 10 libra të poeteshave shqiptare

Bard Books promovon sot 10 libra të poeteshave shqiptare

20.04.2022 13:51

Sot, më datë 20 prill 2022, në orën 16:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shtëpia botuese Bard Books do të promovojë kolanën me dhjetë librat e poeteshave shqiptare.

Kolana mban emrin “Safo” dhe kuratore e saj është Donika Dabishevci. Fjalimin në lidhje me librat do ta mbajë vetë kuratorja e kolanës, ndërkohë do të lexohen disa prej poezive dhe do të mbahet një diskutim në lidhje me librat dhe poetet.

Kujtojmë që shtëpia botuese Bard Books, e themeluar më 2019, ka sjellë për lexuesin shqiptar shumë libra të autorëve të njohur shqiptarë dhe të huaj.

Përveç të tjerash, Bard Books njihet për botimet e serive dhe për formatet libellum (libra xhepi), si dhe për botimin e revistës kulturore “Symbol”.

Tjera nga autori:
1