<b></b> Hulumtim: Antidepresantët nuk e kanë efektin që mendohej që kishin

Hulumtim: Antidepresantët nuk e kanë efektin që mendohej që kishin

22.04.2022 16:34

Sipas statistikave të fundit të CDC, rreth 13% e amerikanëve përdorin ilaçe kundër depresionit. Megjithatë, pavarësisht përdorimit të tyre, efikasiteti i tyre i përgjithshëm mbetet i diskutueshëm. Studimet e mëparshme kanë ngritur shqetësime se përfitimet që mund të sjellin antidepresantët janë mbivlerësuar si rezultat i pargjykimit të krijuar nga publikimi i rezultateve të studimeve, me ç’rast u publikuan vetëm efektet pozitive, ndërsa ato negative sikur u lënë nën hije.

Andaj, disa vite më vonë, një grup studiuesish me ndikim – i caktuan vetes detyrë të grumbullojnë të gjitha provat e papublikuara në lidhje me efektet negative të përdorimit të antidepresantëve, dhe me pas t’i analizonin ato për të parë nëse ka mjaftueshëm prova bindëse për këtë.
Nga hulumtimi në të cilin pati 11600 pjesëmarrës dolën 522 prova. Dr. Aaron E. Caroll, një një pediatër dhe Zëvendës Kryetar për Politikat Shëndetësore dhe Kërkimin e Rezultateve në Universitetin e Indianës, përmblodhi rezultatet për The New York Times:

“Lajmi i mirë është se të gjitha ilaçet kundër depresionit ishin më efektivë se placebos… Lajmi i keq është se edhe pse kishte dallime statistikisht të rëndësishme, efektet ishin kryesisht modeste. Përfitimet tregonin rezultat vetëm për njerëzit që vuanin nga gjendje të rënda depresive, veçanërisht në afat të shkurtër kohor.”

Fjalimi i përmbledhur i Carroll:

"Ne ende nuk e dimë se sa mirë funksionojnë ilaçet kundër depresionit për ata që tregojnë simptoma më të pakta – që nuk kanë depresion të madh, veçanërisht nëse pacientët kanë marrë ilaçe për muaj apo edhe vite."

Një studim i botuar së fundmi në revistën PLoS ONE trajton këtë dilemë dhe rezultatet nuk parashikojnë lajme të mira për antidepresivët.

Cilësia e jetës në lidhje me shëndetin

Shkencëtarët me bazë kryesisht nga Universiteti King Saud në Arabinë Saudite përdorën të dhënat nga Anketa e Panelit të Shpenzimeve Mjekësore të Shteteve të Bashkuara (MEPS), ndoshta burimi më i plotë i të dhënave mbi koston dhe përdorimin e kujdesit shëndetësor në SHBA – dhe krahasuan  ndryshimin në cilësinë e jetës së lidhur me shëndetin (HRQoL) – shëndeti fizik dhe mendor i perceptuar i një individi – midis pacientëve me çrregullim depresiv që përdornin ilaçet kundër depresionit dhe pacientëve me depresion që nuk përdornin të tilla. Të dhënat që ata analizuan përfshinin më shumë se 17 milionë të rritur të diagnostikuar me depresion, të cilët studioheshin sistematikisht për një periudhë dyvjeçare.

Duke kontrolluar faktorët e ndryshëm si mosha, gjinia, raca, përkatësia etnike, statusi social, niveli ekonomik dhe mbulimi i sigurimit, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që përdornin ilaqet kundër depresionit raportuan një përmirësim pak më të madh në cilësinë e jetës lidhur me shëndetin mendor krahasuar me ata që nuk përdornin. por diferenca nuk ka arritur domethënie statistikore, kështu që mund të jetë vetëm për shkak të rastësisë.

Për më tepër, pacientët që përdornin ilaçe kundër depresionit raportuan se cilësia e jetës së tyre fizike u përkeqësua paksa në krahasim me pacientët që nuk merrnin ilaçe, por përsëri, ndryshimi nuk ishte statistikisht i rëndësishëm.

Studiuesit e interpretuan këtë si një rezultat zero.

“Efekti në botën reale i përdorimit të medikamenteve kundër depresionit nuk vazhdon të përmirësojë HRQoL-në e pacientëve me kalimin e kohës, pasi ndryshimi në HRQoL ishte i krahasueshëm me pacientët që nuk përdornin asnjë ilaç kundër depresionit,” shkruajtën ata.

Kjo në asnjë mënyrë nuk sugjeron që njerëzit që marrin ilaçe kundër depresionit duhet të ndalojnë marrjen e tyre. Ilaçet janë treguar të jenë më efektive kundër depresionit të rëndë, dhe ky studim i ri nuk e kundërshton këtë.

"Ne kemi ende nevojë që pacientët tanë me depresion të vazhdojnë të përdorin ilaçet e tyre kundër depresionit," shtuan autorët në një deklaratë. “Me këtë u tha, roli i ndërhyrjeve njohëse dhe të sjelljes në menaxhimin afatgjatë të depresionit duhet të vlerësohet më tej në një përpjekje për të përmirësuar qëllimin përfundimtar të kujdesit për këta pacientë; përmirësimin e cilësisë së tyre të përgjithshme të jetës.”

Këto ndërhyrje të dobishme përfshijnë terapi konjitive të sjelljes, zakone më të mira të gjumit, një dietë më të shëndetshme dhe stërvitje të rregullt, të cilat të gjitha mund të lehtësojnë simptomat e depresionit dhe të rrisin mirëqenien. Studiuesit sugjerojnë që, të paktën për njerëzit me depresion të lehtë, këto lloj mjetesh duhet të jenë opsionet e para për trajtimin e simptomave të tyre, në vend të antidepresivëve.

Tjera nga autori:
1