<b></b>Më 2022 shkurorëzime masive në Kosovë, për dy muaj 250 raste

Më 2022 shkurorëzime masive në Kosovë, për dy muaj 250 raste

20.04.2022 17:00

“Derisa vdekja të na ndajë!”

Ky është kryepremtimi që çiftet e porsamartuara i japin njëri-tjetrit kur e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.

Por, i cili megjithatë del se nuk mbahet gjithaq nëse ju referohemi statistikave për muajin janar dhe shkurt të vitit 2022, pra këtij viti. Përtej atij premtimi, na vijnë ndërmend edhe dasmat në Kosovë që janë alamet të kushtueshme dhe pompoze, si rrallëkund tjetër në botë.

Mos-pajtimet, telashet ekonomike e të tjera, mund të jenë disa nga ndikimet që çojnë në ndarjen e çifteve të reja. Por, në fakt ndikimet del se shkojnë deri te aspektet politike e psikologjike.

E përmendëm janarin dhe shkurtin e këtij viti sepse gjatë kësaj kohe janë regjistruar 241 divorce mes çifteve kosovare.

Shifrat e larta të shkurorëzimeve ndodhin për disa arsye të cilat i ka shpjeguar sociologia Bukurije Rrustemi për gazetën Nacionale.

Ajo është shprehur se divorci si fenomen po bëhet më shqetësues çdo ditë e më shumë, edhe pse ndoshta ne nuk pajtohemi me një gjë të tillë.

Rrustemi ka renditur faktorët socialë të cilët ndikojnë në ndarjen e çifteve.

Divorci si fenomen po bëhet më shqetësues secilen herë e më shumë. Ndër shkaktarët kryesorë mund t’i rendisim ata socialë dhe psikologjikë. Kur jemi te faktorët socialë mund të përmendim, kushtet ekonomike, pamundësia që çiftet të bëhen prindër, konflitet ose mosmarveshjet rreth ndarjes së punëve dhe përgjegjësive familiare, martesat e hershme, mosgatishmëria ose mos të qenit i përgatitur për jetën në çift, raporet mes anëtarëve të tjerë të familjes, pamundësia për t’u pavarësuar e ndarë nga familja e gjerë e burrit, diferenca e madhe në moshë mes çiftit, ndryshimet që po bëhen në familje sa i përket roleve gjinore, kalimi nga jeta tradicionale në atë bashkëkohore etj.

Ndërkaq për faktorët psikologjikë, sociolgia ka përmendur depresionin dhe mos-mbështetjen nga familja dhe institucionet.

Faktorët psikologjikë vije fjala stresi ose depresioni që mund të ketë kaluar ose e kalon njëri nga partnerët e që fatëkeqësisht nuk gjen mbështetjen e duhur nga familja dhe institucionet, mospërballimi i presionit social për t’u realizuar në jetë e në profesion etj”, ka nëvizuar ajo.

Sipas sociologes dhe aktivistes feministe, Leonida Molliqaj, shqetësuese në rast të divorce janë përfitimet që marrin burrat dhe pësimet e mëdha për gratë:

“Shumica e burrave në rastet e divorcit përfitojnë pasurinë komplet ose kujdesin ndaj fëmijëve, sepse (gratë) kanë pozitë më të pafavorshme ekonomike: nuk kanë pronë, dhe kësisoj nuk munden lehtë me marrë të drejtën për kujdesin ndaj fëmijëve ose nuk kanë para për të angazhuar avokatë të mirë, për të marrë të drejtën që u takon nga divorci.”  - ka thënë ajo në Podcast Nacionale.

Institucionet të veprojnë para se çiftet të divorcohen

Në anë tjetër, sociologia Rrustemi, thekson se shtetit dhe institucionet përkatëse duhet të bëjnë më shumë, para se çfitet të divorcohen dhe për këtë ajo ka renditur disa elemete kryesore që mund të ndihmojnë në këtë aspekt.

Rrustemi thotë se edukimi i drejtë, respekti, dashuria e shkolla janë kyçe në zvogëlimin e rasteve të divorcëve.

Sa i përket institucioneve do kisha filluar nga familja si institucion social që është shumë e rëndësishme që të jetë edukimi i drejtë dhe i mirëfilltë për të gjitha gjinitë në mënyrë që në martesë të ketë barazi dhe harmoni. Po ashtu në familje duhet mësohen vlerat shoqërore si respekti, morali, dashuria , vlera këto të cilat pa dyshim që ndikojnë në raporet e çifteve. Inctitucion tjetër i rëndësishëm është shkolla ku po ashtu duhet mësuar qytetarinë dhe vlerat e saj kur secili të bëhemi më të përgjegjshëm, që konfliktet të zgjidhim me komunikim dhe jo me dhunë e presion, të respektojmë të tjerët edhe kur janë ndryshe nga ne sepse diversiteti është pasuri, të mos ushtrojm bullizm, mos ngacmojmë në asnjë formë të tjerët etj. Ndërsa institucionet shtetërore sidomos ato rehabilituese mund të bëjnë më shumë për të parandaluar divorcet duke punuar më shumë me qiftet të cilat kanë probleme që ti zgjidhin ato para se të vije deri te divorci.”, ka thënë ajo.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës [ASK] në muajin shkurt 2022 janë regjistruar gjithsej 1966 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës. Ndërkaq, janë regjistruar 122 shkurorëzime në këtë muaj teksa në muajin janar 119.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë shënuar 280 raste të prishjes së kurorëzimit, e që është shifër gati e njëjtë me vetëm dy muajt e parë të vitit 2022.

Ndërkaq në të gjithë vitin 2020 sipas ASK-së janë regjistruar gjithsejt 220 raste të ndarjes mes çifteve bashkëshortore.

Në vitin 2019 janë 722 raste, në vitin 2018 janë 713 raste ku çiftet i dhanë fund martesës.

Plani i Qeverisë Kurti për çiftet e reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në planin e tij qeverisë parasheh që të lehtësohet jeta e çifteve të reja.

Kurti ka premtuar se do të ndërtojë 4 mijë banesa për çiftet e reja në mënyrë që t’ia mundësoj blerjen e banesës me këste brenda 10 viteve

Si përgjigje ndaj këtij problemi do të mundësojmë banim të përballueshëm për 4.000 familje vetëm gjatë mandatit të parë qeverisës. Kjo do të arrihet përmes programit “150x150”, ku familjet përfituese do bëhen pronarë të banesave me këste mujore prej vetëm 150 eurove maksimumi dhe për një periudhë kohore prej jo më shumë se 150 muajve”, thuhet ndër të tjera në planin e Kurtit.

Tjera nga autori:
1