<b></b> Nacionalizmi nuk kalon: Regjisorja e Kosovës fiton çmim kryesor nga juria me kryetare serbe

Nacionalizmi nuk kalon: Regjisorja e Kosovës fiton çmim kryesor nga juria me kryetare serbe

26.04.2022 16:25

Historitë për urrejtje nacionale janë të shumta në botë. Pavarësisht se a derivojnë prej konflikteve, propagandave apo mospajtimeve historike, ato mund të çojnë në një atmosferë kaosi ku popujt urrehen me njëri-tjetrin. Shpesh në botë, këta popuj jo domosdo e dinë arsyen e këtyre narracioneve.

Në Ballkan rasti është tjetër. Arsyeja pse populli shqiptar dhe ai serb nuk janë shokët më të mirë është e qartë historikisht. Ndonëse besimi për narrativën zyrtare historike nuk është e njëjtë në të dy anët e konfliktit, ky model i urrejtjes ndëretnike është poaq i shprehur te serbët dhe shqiptarët, sa te secilët popuj me histori të ngjashme të përballjeve.

Megjithatë, i gjithë ky historik shpesh bëhet i parëndësishëm përballë artit. Një shembull i tillë është parë edhe në festivalin e filmit goEast, ku juria me kryetaren e saj, aktoren serbe Jasna Gjuriçiq, vlerësoi me çmimin kryesor filmin “Vera ëndërron detin” të regjisores kosovare Kaltrina Krasniqi.


Një ceremoni çmimesh e mbajtur në Caligari FilmBühne në Wiesbaden shënoi fundin e edicionit 2022 të goEast (19-25 prill), i cili shfaqi 87 filma, diskutime, leksione, ekspozita dhe paraqitje nga më shumë se 200 të ftuar nga skena ndërkombëtare e filmit.  Juria ndërkombëtare, e kryesuar nga aktorja serbe Jasna Gjuriçiq, zgjodhi ta shpërblente me çmimin kryesor filmin “Vera Dreams of the Sea”  të Kaltrina Krasniqit , duke e shpjeguar vendimin e saj si më poshtë: “Çmimi për filmin më të mirë i shkon një filmi për një femër. lufta kundër një bote primitive mashkullore, kundër një forme të degraduar të maskulinitetit, e cila, për fat të keq, ende zotëron fuqinë.”, thuhet në raportimin e CineEuropa për festivalin. Vlera financiare e çmimit është 10,000€.

Tjera nga autori:
1