<b></b> Prekja e gjenitaleve, cullaku, etj: Aktivistja e quan pornografi këngën e Shqipërisë në Eurovizion

Prekja e gjenitaleve, cullaku, etj: Aktivistja e quan pornografi këngën e Shqipërisë në Eurovizion

02.05.2022 16:32

Lajmi që edhe Eurovizioni kishte fshirë nga llogaria në Instagram një fotografi të paraqitjes së këngëtares që përfaqësonte Shqipërinë për shkak të provokimit me organe gjenitale ka marrë dhenë tashmë. Është aktivistja nga Shqipëria, Gresa Hasa, që ka kritikuar vendin e saj në një formë më të zgjeruar.

“Soft porn” (Pornografi e butë) e “vulgaritet” janë përshkrimet e para që Hasa i bën paraqitjes së këngëtares me emrin Ronela dhe mbiemrin Hajati.

“Lakuriqësia e trupit rreket të eklipsojë tekstin bosh të së ashtuquajturës këngë, dhe mungesën e pranisë artistike te kjo performancë në tërësi. Një cirk patriarkal!”, shkruan znj. Hasa.

Ajo ka interpretuar banalitetin e prezantuar nga znj. Hajati në Eurovizion me korrupsionin socio-ekonomik në Shqipëri.

Më tej, aktivistja Hasa ka ndarë edhe rreshtat e këngës me të cilën do të prezantohet Shqipëria dhe të cilat tingëllojnë mjaft të çuditshme:

Nuk e di, si për tjetrën m'ke lon

Edhe sot un po du me ta thon

Edhe një, edhe ty

Unë, ty, tre, ta marrsha

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)

(Ta marrsha, ta marrsha)"

S t a t u s i  i  p l o t ë  dh e  p a  n d ë r h y r j e:

Soft porn. Vulgaritet. Një dhunë e përgjithshme vizuale dhe akustike. Kjo është mënyra sesi Shqipëria ka zgjedhur të përfaqësohet këtë vit në Eurovizion. Lakuriqësia e trupit rreket të eklipsojë tekstin bosh së të ashtuquajturës këngë dhe mungesën e pranisë artistike te kjo performancë në tërësi. Një cirk patriarkal!
 
Nuk do të resht së habituri nga niveli i banalitetit që si shoqëri jemi e aftë të prodhojmë, gjithashtu, në skenën ndërkombëtare. Besoj ky është rezultati i një sistemi socio-ekonomik të çartur ku korrupsioni ka ngadhënjyer mbi talentin dhe meritokracinë, ku edukimi është shkatërruar pakthyeshmërisht dhe vështirë se mund të flasim për hapësira të lira dhe të shëndosha ku artit i jepet krahë, që ky i fundit t'ia dalë të prekë mendjet dhe zemrat e shumëkujt.
 
Ja, tri nga strofat kryesore të këngës "Sekret", për këdo që mund ta ketë zënë kureshtja:
"Po vjen djali nga malet
Dhe tek unë sot do falet
Nuk e di a do ndalet
Hajde t'i, hajde t'i falim mëkatet
Për këtë vajzën do vije
Dhe krejt botën ta lije
Unë jam diell nuk jam hije
Ti i je i imi, djalë prej Shqipërie
Hej, a i kujton ato netë?
Mbetën vetëm sekret
Baby shija jote, shijes sime
Peng i ka mbet
Hej, a i kujton ato netë?
Nuk janë më një sekret
Por unë nuk e di, nuk e di
Si kam me u ndi
Nuk e di, si për tjetrën m'ke lon
Edhe sot un po du me ta thon
Edhe një, edhe ty
Unë, ty, tre, ta marrsha
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)"
Tjera nga autori:
1