Si është të jesh këngëtar nëpër kafene?

<b></b> Si është të jesh këngëtar nëpër kafene?

Si është të jesh këngëtar nëpër kafene?

30.04.2022 15:31

Për shumëkënd mbase janë ambiente të zakonshme. Por, kafenetë, historikisht janë kthyer në skena performimi, për personat që merren me muzikë. Kjo duke i parë si më të volitshme për kultivimin e vlerave muzikore tradicionale e duke qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me publikun. Si rezultat, ambientet e kafeneve janë vënë në pozitën e kërkesasave të ndryshme nga thesari i muzikës folklorike, qytetare dhe asaj të përpunuar. Të kënduarit nëpër kafene para shumë kohësh përbënte artin e bërit muzikë,  sintezë të përkryer e delikatesës artistike.

Njerëzit sot i dëgjojmë duke i emërtuar kafenetë në mënyra të ndryshme si “kafiç”, “pub”, “dancing live music”, e çka jo tjetër. Të bërit sot muzikë në kafene, studio, koncert nuk është punë e njëjtë.

Muzika e kafeneve është “e gjallë”, e atypëratyshme, përzierje ritmesh dhe zhanresh. Muzikë  që u dedikohet gjinive, shtresave, grupmoshave të ndryshme të shoqërisë, fetarëve e atestëve, atdhetarëve. E gjithë kjo luhet brenda një lokali dhe shtrese jashtëzakonisht heterogjene.

Muzikanti i kafeneve përbëhet nga shkathtësia, ndjenja, entuziazmi, Ai/ajo përmes melodisë, ritmit, këngës, përçojnë vajtim, ngushëllim, frymëzim, shërim, të gjitha impulset ngjallen. Kjo ndodhë, sepse është një vend përplot pasione, dhimbje, emocione…

A është e pranushme prej shoqërisë muzika e tillë? Sa e miëpresin klientët pefomancën e këngtarëve të kafeneve? Sa i sjell benefite artistëve ushtrimi i kësaj muzike? Cilat grupmosha e pëlqejnë këtë lloj muzike në Kosovë? Dhe a është më fitmprurëse?

Rreth këtyre pyetjeve për Nacionalen janë përgjigjur disa muzikantë të kafeneve: Ard Gashi, Ardit Limani, dhe Granit Ismajli që këndojnë në kafenetë të Kosovës. Madje Arditi duke qenë preshevas është i njohur edhe në kafenetë e Preshevës.

“Për aq vite sa bëjë muzikë, unë e kam kuptuar që shoqëria jonë e duan muzikën, ka pak vende në botë që pëlqehen e dëgjohen kaq shumë zhanre muzikore në një popullsi relativishtë të vogël. Përkundër faktit që kemi tendencë si shoqëri me ndjek trendet moderne prap se prap, muzikën tradicionale e shijojmë shumë, në secilin moment”, shprehet Ardi për Nacionalen.

Më tej ai foli se sa mikpriten nga klientër, kur këndojnë në ambiente të tilla. “Në shumicën e lokaleve ku performojë kam krijuar audiencë e cila tashmë njeh dhe pelqën muzikën time. Unë jamë shumë i kënaqur me prezencën time në treg dhe kjo ndodhë falë punës me ekipin tim, por edhe publikut që na përkrahin dhe kënaqën me muzikën tonë.”

Ndërsa Arditi ishte i mendimit që “zhanret e muzikës se a pranohen apo jo, varet nga audienca e cila mund te jetë e pranishme, por zakonisht ndodhë që njerëzit të jenë të kënaqur me këtë muzikë.” Madje sipas tij, e gjithë kjo mund të dallohej nga sjelljet e tyre, që vërehen si rezultat i të shijuarit të muzikës së tij dhe që klientët ndihen të kënaqur.

“Po publiku me shumë qef e dëgjon muzikën që unë e bëjë. S’ka dyshim që e presin mirë”, mendon Graniti.

Duke ditur që kjo muzikë luhet luhet brenda një lokali dhe shtrese jashtëzakonisht heterogjene. Unë isha kurioze ta di cilat grupmosha e pëlqejnë këtë lloj muzike në Kosovë?

Arditi specifikoi moshën nga audienca të cilët e përcjellin performancat e tij. “Kisha thënë që prej moshës 20 deri 35 vjeç, verehet se interesimi është më i madh në dallim me moshat e tjera, por kjo nuk do të thotë se pjesa tjeter nuk ka interesim. Me këtë e tregoj shumicën e njerëzve se sa kanë interesim, por nganjëherë kjo nuk përcaktohet vetëm me moshë, por edhe varësisht nga personaliteti.”

Ardi nuk foli për moshën, por na tregoi pse muzika e tij ishte e pranushme nga të gjitha moshat: “Muzika dhe arti në veçanti është problem të përkufizohet me moshë, marrë parasysh që ne bëjmë muzikë që nuk përmban elemente eksplicite që jemi të pranueshëm për të gjitha moshat.

Graniti tha: Mendoj se muzikën që unë e bëjë i përfshinë gjitha moshat, por më shumë mosha madhore.”

A është më fitimprurëse muzika e kafeneve,  muzika në koncerte ose ajo që unë e quaj e studios që e gjejmë më pas të plasuar në treg me një videoklip

Muzika e koncerteve, përbëhet nga një numër i madh i njerëzve pjesëmarrës, shpesh këngëtarët recitojnë tekstet e tyre, pak playback në sfond dhe paguhen kogja mirë. Mendoni njëherë idenë e koncerteve “pa energji elektrike” që ka qenë deri në vitin 1994, sa larg qëndron nga kjo e jona.

Muzika në studio realizohet përmes incizimit, përpunimit, prerjes, miksimit, fshirjes, akordimit, reprodukimit, pastaj përmes futjes së elementeve herë të vjedhura, të huazuara, të maskuara e kështu me radhë. Më pas na publikohet me një videoklip, fitime gëzojnë nga Youtube për shkak të klikueshmërisë.

“Unë mendoj se në pergjithësi për të gjithë këngëtarët është më fitimprurëse performanca live, publikimin e këngeve unë personalisht e konsideroj më shumë si lloj reklame.” pohoi Arditi Limani për Nacionalen.

 “Sa i përket fitimeve ato dallojnë nga artisti dhe kontratat, ndonjëherë një këngë mundet të arketojë dhjetra-mijra euro nga klikimet, mirëpo vetëm një pjesë e vogël shkon tek artisti.”, shprehet Ardi.

A i detyron kjo këngëtarët të bëjnë punë tjetër?

 “Unë e bëj një punë tjetër realisht, jam gazetar dhe moderator në Radio K4.”, tregon Ard Gashi

“Realisht unë këngët që i bëjë, nuk është se dallojnë shumë prej këngëve që i performojë në lounge të ndryshme, po normalisht fitimi është në performanca.”, tregon Graniti.

Duke qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me publikun, ata vihen në pozitën e kërkesave të ndryshme nga thesari i muzikës folklorike, tradicionale, qytetare dhe asaj të përpunuar

Por, për cilin lloj të muzikës ka më shumë kërkesa?

 “Në këtë pyetje nuk mundem të jap përgjigje sepse nuk do te isha i saktë, ne jemi përcaktu përafërisht në një zhanër që lidhet ngushtë me muzikën popullore, por me elemente të muzikës POP. Nga mendimi personal mund të themë se muzika moderne, hitet e reja kanë vrull më të madh tek audienca mirpo, muzika ma e vjetër është ajo që mbetet me gjatë në modë.”, shprehet Ard Gashi.

Kërkesat e njerëzve nuk janë asnjëherë të njëjta kërkese, ka edhe për kënget e reja edhe për të vjetrat, por kisha me thënë se interesimi është më i madh për kënget e reja dhe gjithashtu edhe nëse kendohen të vjetrat të kendohen në një stil pak më modern duket se ka një pelqim më të madh kështu.”, mendon Ardit Limani.

“Në performancat e mia mundohem që ti kombinoj edhe këngët që janë më të vjetra, por edhe ato të rejat, nuk i dalloj publiku i pëlqen të dyja.”, thekson Granit Ismajli.

Sa i sjell benefite artistëve ushtrimi i kësaj muzike?

Tre këngëtarët që folën për Nacionalen, kanë mendime të ndryshme.

“Muzika edhe perfomancat live perveç përfitimeve financiare janë edhe ushqim i shpirtit për secilin artistë, asgjë nuk e përmbledh një artistë më shumë sesa momentet kur pubiku kendojnë njëzëri kengët tona, prandaj përveç si profesion është edhe nevojë e pazevendsueshme për çdo muzikant.”, u shpreh Ardi.

Arditi pohoi se: “Ushtrimi i muzikes së tillë sjell përfitime, por nuk mendoj se për një muzicient kjo duhej të ishte puna e vetme që bënë sepse natyrisht nuk do të ishte e kënaqshme dhe e mjaftueshme.”

Duke pasur parasysh që Graniti ka këngë edhe me vidoklipe, ai ishte i mendimit që: “Normalisht në vendet ku performojmë ka edhe benefitet e veta, por gjithashtu për të qenë në hapë me kohën dhe afër publikut, ka edhe investime të mëdha në këngë dhe videoklipe të cilat ne i bejmë.”

Muziktantët  e kafeneve ndodhen në panteon, nën një strehë me ata që kuptojnë, që ndjejnë, që dëgjojnë, secili sipas mënyrës së vet.

Tjera nga autori:
1