Kënga duket se sillet rreth atij narracionit që tashmë ka filluar t'i kalojë koha dhe të shndrrohet në diçka tejet demode, ku meshkujt (zoti Butrint dhe zoti Mozzik) akuzojnë femrën (Taynan) se ndjekë vetëm paratë dhe të mirat materiale.

<b></b> A keni ni që thojnë “ajo kanga që më shkojke nerva n’pllazh ” – eh kjo është ajo kënga e kësaj vere

A keni ni që thojnë “ajo kanga që më shkojke nerva n’pllazh ” – eh kjo është ajo kënga e kësaj vere

17.06.2022 13:52
Pa asnjë tentative të vetme që të sjellin diçka që do të bënte diferencen, treshja, Butrint Imeri, Tayna dhe Mozzik kanë vendosur që të konkurojnë për “limonadën e verës” me një këngë që s’është kurgjë më shumë sesa ripërsëritje e vetes, e këngëve të mëhershme, e pamjeve të videoklipeve të mëhershme. Me pak fat, kjo këngë do të bëhet ajo  kënga që të shkon nerva nëpër pllazhë gjatë gjithë pushimit duke u lëshuar në përsëritje, por fatmirësisht këngët e tilla harrohen edhe shpejt. Së paku të shpresojmë që kjo do të harrohet.

Vetëm 7 sekondat e parë mjaftojnë të dëgjoni këngën e re të Butrintit, Taynas dhe Mozzikit për ta kuptuar shumëçka. Prishjen e fytyrës e keni të garantuar pas kalimit të atij numri sekondash të këngës së re të Butrint Imerit, Taynas dhe Mozzikut me titullin "Pare", dhe jo në kuptimin pozitiv të fjalës.

"A e ke ni që thojnë, femna e ka shti dreqin n'shishe?", thotë zonja Tayna, për ta përcjellur me një të qeshur ironike "ha, ha", sikur tha diçka njëmend revolucionare apo vulosëse.

E dini ku qëndron ai elementi frustrues në krejt këtë gjë... nuk është te fjala, nuk është te mënyra si e thotë Tayna, por te mendja që fshihet prapa saj. E qartë se qëllimi është të thuhet diçka sa më popullore e mishëruese me dëgjuesit, pavarësisht sa e sikletshme mund të jetë. Këtyre nuk është që po u intereson fort... thjesht bëje, thuaje, bëji një klip, hidhe në audiencë për mjelje. Le të flasim sa më shumë broqkulla që është e mundshme, përderisa na paguan.

Menjëherë pas asaj shprehjeje të Taynas, ai që dikur me plot seriozitet kishte kënduar vargje si "unë Coca-Cola e ti Pepsi", Butrint Imeri futet në skenë me këta rreshta: "Qysh u nive allahile, kur unë t'pashë me të. A s’u ngive moj katile, me këto gabime mo..." duke ndjekur shembullin e njejtë të homologes së sikletit paraprakisht, teksa nuk mundi të evitojë "katilen" as për dy rreshtat e parë.

Ajo që pason tutje është e natyrshmja tashmë, teksa zoti Butrint thotë "çka dreqin ki, ki, ki, ki, ki, ki", nuk jam i sigurt nëse e përdora numrin e duhur të fjalës "ki" aq sa zoti Butrint, para se të rrëzohet biti, por është një element tjetër që është shndërruar në diçka të zakonshme tashmë - përsëritja e vazhdueshme të një fjale në refren.

Kënga duket se sillet rreth atij narracionit që tashmë ka filluar t'i kalojë koha dhe të shndrrohet në diçka tejet demode, ku meshkujt (zoti Butrint dhe zoti Mozzik) akuzojnë femrën (Taynan) se ndjekë vetëm paratë dhe të mirat materiale.

"Dreqin n'shishe e ty me gjithë to", e fillon pjesën e saj Tayna, sepse herën e parë nuk mjaftoi përmendja e kësaj shprehje, ajo u desh të sigurohej që të përcillet mesazhi bukur, qartë dhe fuqishëm.

Ajo çka thotë tutje është zonja Tayna duke qenë Tayna, nuk jemi shumë të sigurtë për 'zonjë', teksa luan rolin e gruas kinse të pavarur që e ka, e kinse kjo shumë e pasur "me syze 'Prada'", e pastaj thotë "ça me bo, del dikush lojën ta ndërron". Njeriu duhet të futet në fjalor apo të adaptojë një fjalë të re për ta zëvendësuar "siklet", pasi edhe nëse e përdorim plot 100 herë brenda një teksti, prapë është e pamjaftueshme.

"Miliona, pa ty, shumë miliona", shton ajo para refrenit të zotit Butrint. Në rregull zonja Tayna, çka do që të ushqen, shko për të. Në fund të ditës, përkundër të gjithave e pavarësisht gjithçkaje, qëllimi është të vendosim ushqim mbi tavolinë për veten dhe familjet tona. Të njejtën po e bën edhe kjo, veç në forma të cilat nuk janë të pranueshme për dikë që nuk ushqen familjen nga muzika, e ka gjykim objektiv.

Pas refrenit të zotëriut Butrint, ku përfshihen rreshta si "çka dreqin ki, ti veç pare, pare, pare, sen nuk t'nginë ty veç pare, pare, pare", në skenë futet zoti Mozzik, i cili ka kohë që i ka dhënë fund tentativave për të thënë ndonjëherë diçka të mençur siç bënte dikur. Shprehjet "ju lodhi si argat, po m'shkoni nerva, ju thirri agregat", të cilat nuk janë për t'i shkulur flokët nga ngazëllimi, por kur marrim parasysh si kanë shkuar gjërat pastaj, mbeten më e mira që ai ka mundur të bënte në karrierë.

Ndër të tjerash, ai thotë: "Di me konë gangster di me kon edhe funny. Bohna Asap Rocky nëse don me t'bo si Riri (Rihanna), me ta rritë barkin me ta ly me vaj ulliri". Rocky dhe Rihanna po presin fëmijë dhe në rregull deri diku pjesa e parë, por kjo pasuesja "me ta ly me vaj ulliri" është thjesht mister në vete çfarë mesazhi është pretenduar të përcillet.

"Ikim pina ganxha (marihuanë), ayee, ia fusim nga Tajlanda - ay, ayee. Foto me elefanta, dokmi na ma gjiganta" dhe "ty t'ka prishë snapchati, edhe menën veç te leki" shton tutje ai, sa për të nënvizuar se rëndësia më e madhe i është kushtuar dukjes në klip dhe rrobave, se sa asaj që thuhet realisht.

Gjithashtu, minutazhi i këngës (2:51) për tre pjesmarrës, sikur flet zëshëm në atë teorinë e TikTokut, se tash gjoja njerëzve u humb interesimi të dëgjojnë materiale pak më të gjata - e që si element shtesë në krejt ato që u thanë deri tash, e bëjnë situatën edhe më frustruese e irrituese.

Tjera nga autori:
1