Anatomia e fotografisë së Vjosa Osmanit në sfilatë mode: Për varfanjakë flasin, me elitarë rrijnë - NACIONALE

Anatomia e fotografisë së Vjosa Osmanit në sfilatë mode: Për varfanjakë flasin, me elitarë rrijnë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nga fjalët për varfanjakët, e te një event ku nuk lejohen të hyjnë varfanjakët.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është rikthyer në Kosovë pas një numri të madh vizitash zyrtare jashtë shtetit. As këto vizita, duket se nuk e bindën të parën e shtetit që t’i kthente sytë edhe kah ‘njeriu i fundit’ i shtetit, siç i takon edhe me detyrë. Në vend të kësaj, ajo mori pjesë në një sfilatë duke treguar kësisoji orientimet e saj “strategjike” të përfaqësimit.

Presidentja e Kosovës vazhdon të mos ketë asnjë takim me qytetarët serbë të Kosovës, apo me minoritetet e tjera etnike. Ajo vazhdon të mos ketë asnjë takim me qytetarët që kanë orientim seksual të ndryshëm nga ai i shumicës. E po ashtu, vazhdon të mos ketë takime me qytetarët më të varfër e më të shtypur të vendit.

Në vend të kësaj, ajo po zgjedh të përfaqësojë shumicën. S’është fjala vetëm për Vetëvendosjen, por për krejt shumicat ekzistuese në Kosovë. Shumicën politike, shumicën etnike, shumicën fetare e shumicën seksuale.

Osmani sot feston 40 vjetorin e lindjes, dhe për ironi, pikërisht sot është Dita Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Deri në momentin që po flasim, presidentja Vjosa Osmani nuk ka bërë madje as adresim në lidhje me çështjen.

Dhe e gjithë kjo, duket se ofron ‘anatominë’ e një fotografie që e pamë mbrëmë.

Osmani – që bëri bujë së fundmi me raportimin për zvogëlimin e lukthit dhe për faturat e para 10 viteve për këqyrjen e disa filmave në Amerikë – shihej e buzëqeshur pranë Valdrin Sahitit, një dizajner mode.

Në këtë event ku merrte pjesë Osmani po ndodhte një sfilatë, e për të cilën ajo nuk e njoftoi publikun.

Më herët, Osmani nuk i ndalte fjalët që mbronin qytetarët e varfër e të shtypur të vendit, por ky event nuk ishte i dedikuar për ta. Ai ishte i dedikuar për modën dhe për elitën.

Ajo ankohej edhe për faturat e larta të energjisë, duke i quajtur “haraç për keqmenaxhim”. Më pas, Osmani Sadriu fliste edhe për “shifra alarmante të azilkërkuesve” edhe pse për vetëm katër muajt e parë të vitit 2022 – kur ajo është presidente dhe koalicioni i saj ka krejt pushtetin – kanë aplikuar për viza pune mbi 200 mijë qytetarë.

“Shifra alarmante te azilkerkueseve nga Kosova. Të lodhur nga varfëria me një papunësi deri në 45 për qind, mijëra qytetarë për çdo vit po ia mësyjnë Evropës. Kjo i bie se çdo vit Kosoves i zhduket nga harta nje qyteze e madhesise mesatare.” – shkruante ajo.

Nuk besohet që presidentes t’i jenë kujtuar azilkërkuesit e varfëria derisa ndodhej në sfilatën e modës gjatë mbrëmjes së kaluar. Te një përfundim i tillë mund të arrijmë pasi që ajo nuk ka denjuar të fliste asnjëherë për shifrat alarmante të qytetarëve që duan të largohen prej vendit në këto kohë.

Lajme të ngjashme