<b>Avokatët e Depp:</b> Rrjetet sociale nuk ndikuan në juri, verdikti nuk dëmton lëvizjen për gratë e abuzuara

Avokatët e Depp: Rrjetet sociale nuk ndikuan në juri, verdikti nuk dëmton lëvizjen për gratë e abuzuara

08.06.2022 15:03

Ben Chew dhe Camille Vasquez, avokatët të cilët përfaqësuan Jonny Depp në gjykimin për prishje të imazhit së fundmi kundër ish-gruas së tij, Amber Heard, kanë marrë pjesë në një debat televiziv ku diskutuan verdiktin e gjykimit.

Të mërkurën, dyshja u paraqit në 'Good Morning America' të 'NBC' për të diskutuar rreth rastit, i cili përfundoi javën e kaluar, me të dy, Depp dhe Heard që fituan të drejtën për kompensim në dëme, por shuma që fitoi Depp ishte shumë më e madhe.

Në 'Good Morning Amerca', dyshja u pyet nga George Stephanopoulos për dy pika që u përmendën disa herë nga kampi i Heard dhe grupet avokuese të viktimave.

Të pyetur nëse rrjetet sociale ndikuan në juri, Chew u përgjigj: "Rrjetet sociale nuk luajtën asnjë rol. Ky ishte një vendim i marrë nga një juri e cila u bazua në provat e prezantuara nga të dy palët, dhe siç tha Camile (më herët gjatë intervistës), ishte jashtëzakonisht në favor të zotit Depp".

Savannah Guthrie i bëri dyshes një pyetje të ngjashme në "Today", dhe ata thanë se, edhe pse rrjetet sociale janë të pashmangshme, ata besojnë se juria nuk u ndikua.

"Jo, nuk mendoj se ka ndonjë arsye të besohet se juria shkeli betimin", tha Chew. "Dhe përsëri, sugjerimi ishte zhgënjyes të dëgjohej (nga avokatja e Heard, Elaine Bredehoft)."

"Është kudo, por në të njëjtën kohë, ata u këshilluan çdo natë", tha Vasquez. "Ata patën respekt të jashtëzakonshëm për gjyqin dhe procesin, dhe po e bënin më të mirën që mundën".

Stephanopoulos gjithashtu pyeti dyshen për kritikat që do të ketë verdikti, siç i parafrazoi grupet avokuese të viktimave, "një efekt tmerrues për viktimat e dhunës familare dhe është goditje për lëvizjen #MeToo (lëvizje kundër dhunës familjare)".

"Mendoj se përgjigja jonë ndaj kësaj është se inkurajojmë çdo viktimë të dalë para", tha Vasquez. "Dhuna familjare nuk ka gjini". Kur iu bë presion më shumë, ajo vazhdoi: "Ne nuk mendojmë se ka efekt negativ në lëvizjen #MeToo. Besojmë se verdikti flet vet, faktet janë ashtu siç janë, juria mori një vendim unanim bazuar në këto fakte".

Gjykimi filloi kur Depp paditi Heard për tri akuza të prishjes së imazhit, duke potencuar se op/edi i saj i publikuar në 'Washington Post' më 2018 dëmtoi reputacionin e tij dhe karrierën, edhe pse ai nuk u përmend askund me emër. Një vit para këtij rasti, Heard dhe Depp u divorcuan pas dy viteve martesë. 

Në vitin 2020, para gjykimit amerikan, Gjykata e Lartë në Londër vendosi kundër Depp në një rast ndaras të prishjes së imazhit, me Depp që paditi 'The Sun' që shkroi për akuzat e abuzimit. Gjykata e Britanisë së Madhe vendosi se ai kishte abuzuar me Heard në 12 nga 14 akuzat. Pavarësisht këtij verdikti, juria në ShBA vendosi në favor të tri akuzave për prishje të imazhit të vëna në pah nga Depp dhe vendosi në favor të Heard në vetëm një akuzë për prishje të imazhit në kundërpadinë e saj.

Verdikti ka shkaktuar një situatë tejet kontraverse në ditët pas gjykimit. Avokatja e Heard, Bredehoft, gjaë një debati televiziv në "Today", publikisht ka thënë se klientja e saj planifikon ta apelojë verdiktin.

Tjera nga autori:
1