“Nuk ka pasur asnjë diskutim për ndonjë zhvendosje të mundshm të Dokufestit në Tiranë, apo kudo tjetër në Shqipëri”, thanë Dokufest për Nacionalen. 

<b></b> Bashkia e Tiranës sponsor zyrtar i Dokufestit në Prizren, çka i bie kjo? - flasin nga Dokufest dhe Komuna e Prizrenit

Bashkia e Tiranës sponsor zyrtar i Dokufestit në Prizren, çka i bie kjo? - flasin nga Dokufest dhe Komuna e Prizrenit

15.06.2022 15:14

Në vazhdën e diskutimit publik për temën e vetme që po flitet në rrjete sociale - zhvendosjen e Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë - kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, postoi në llogarinë e tij në Twitter, një tjetër lajm që zgjoi diskutime e konspiracione nga përdoruesit e rrjeteve sociale, se Tirana ia mori edhe Dokufestin Kosovës. Një gjë është e sigurtë, Dokufest do të mbahet në Prizren, në vendin ku është mbajtur tradicionalisht, por çka nënkupton fakti se Bashkia e Tiranës do të jetë sponsor zyrtar i Festivalit të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër Dokufest. Këtë gjë ende nuk e dijnë as vet organizatorët, të cilët i thanë Nacionales se postimi i Velijajt nuk ka diçka konkrete.

Nacionale ka pyetur organizatorët e festivalit Dokufest dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj se çka nënkupton ky lajm. Të dy institucionet i janë përgjigjur Nacionales me këndvështrimet e tyre, por të dyja palët e mirëpresin një hap të tillë. 

Çka nënkupton fakti që Bashkia e Tiranës është sponsor zyrtar i Dokufest?

Nacionale pyeti organizatorët e festivalit se çka nënkupton postimi i Velijajt, dhe sipas përgjigjeve që na kanë dhënë del se “postimi i kryetari të Bashkisë së Tiranës ka të bëjë me një zotim nga ana e tij për mbështetje të festivalit Dokufest për këtë vit”. Ky zotim sipas organizatorëve të Dokufest, është dhënë gjatë një takimi që Velijaj ka pasur me menaxhmentin e festivalit në Prizren, javën e kaluar (java e parë e Qershorit 2022 v.j).

Forma, shuma dhe modalitetet e kësaj mbështetj do të diskutohen dhe finalizohen në takimin e radhës, javën që vjen në Tiranë”, ka thënë zyra për media e Dokufest. 

Pra, Velijaj ka dhënë lajmin se Bashkia e Tiranës do të bëhet sponzor zyrtar, ende pa u diskutuar dhe finalizuar se cila do të jetë forma që Bashkia do të sponsorizoj festivalin. 

Organizatorët e Dokufest, i thanë Nacionales, gjithashtu se “Bashkia e Tiranës nuk ka qenë sponsor i Dokufest më herët”. 

Por ka pasur bashkëpunim në forma të tjera, si për shembull duke qenë nikoqir i eventit një ditor”, thanë zyra për media e festialit. 

Ama, se sa para do t’i dhurojë Bashkia e Tiranës për festivalin ende nuk e din askush. Ndoshta përpos Bashkisë së Tiranës, e cila nuk e ka përcaktuar shumën e as formën e mbështetjes. 

Dallimi nga vitet e kaluara do të duhej të ishte në aspektin financiar të mbështetjes, shuma e të cilët do të definohet në takimin e radhës”, thonë nga zyra për media e Dokufest. 

Kur Nacionale i pyeti organizatorët nëse ndonjëherë është diskutuar me Bashkinë e Tiranës që festivali i Prizrenit që zhvendoset në kryeqytetin e Shqipërisë, Dokufest ishin të prerë. 

“Nuk ka pasur asnjë diskutim për ndonjë zhvendosje të mundshm të Dokufestit në Tiranë, apo kudo tjetër në Shqipëri”, thanë Dokufest për Nacionalen. 

Çka thotë kryetari i Prizrenit për “Tiranën sponsor zyrtar i Dokufest” 

Kryeari i Bashkisë së Tiranës, Erioj Velijaj postoi  këtë status në Twitter:

“Shumë i lumtur që këtë vit Bashkia e Tiranës, do të jetë sponsor zyrtar i Dokufest në Prizren…Ndonëse jo në Tiranë, por me shumë pjesmarrje nga Tirana, për ne ka rëndësi që jeta kulturore të geloje këtej, andej e gjithandej ku ka shqiptar”.

Fillimisht për ju që nuk e dini, fjala “geloje” që e ka përdorur Velijaj sipas fjalorit shqip ka domethënien e diçkaje që “vërshon menjëherë, në mënyrë të çrregullt e me shumicë”. 

Tash, ti kthehemi temës. Nacionale pyeti kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj se cili është komenti i tyre në lidhje me këtë lajm që ka dhënë Bashkia e Tiranës. Totaj i tha Nacionales se “është lajm i mire që Kryetari Velijaj do të sponsorizoj Dokufestin”. 

Është kontribut për zhvillim jo vetëm të artit, dhe si të tillë e trajtojmë dhe e mirëpresim”, ka thënë Totaj për Nacionale.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit krahasuar me vitin parprak “këtë vit pothuajse gati do ta dyfishojë përkrahjen financiare për Dokufestin.

Por përkrahja ka edhe komponentën e përkrahjes shumë dimensionale dhe në logjistikë”, ka thënë Totaj.

 

Tjera nga autori:
1