Çaj rusi me jazz dhe klasikë: Koncerti i improvizuar i një kitaristi dhe pianisti

<b></b> Çaj rusi me jazz dhe klasikë: Koncerti i improvizuar i një kitaristi dhe pianisti

Çaj rusi me jazz dhe klasikë: Koncerti i improvizuar i një kitaristi dhe pianisti

20.05.2022 15:11

Kur jazz kitaristi Armend Xhaferi ngjitet në skenën e “ChopinPianoFest” ai pyet publikun “Qysh jeni?”. Publiku i muzikës klasike në “ChopinPianoFest” nuk është mësuar me këtë lloj interaktiviteti mes artistit dhe atyre. Këtë e argumenton edhe kolegu i Xhaferit, pianisti Arben Ramadani, i cili sapo ngjitet ne skenë, shkon direkt te piano, dhe publikun e shikon vetëm me një shikim përshëndetës. Në këtë pikë, publiku është pak konfuz. Çka do të prodhojë një koncert i përbashkët i një jazz kitaristi dhe një pianisti të klasikës?

Por, konfuziteti largohet brenda minutave të parë që nis koncerti. Dyshja Xhaferi dhe Ramadani, i tregojnë publikut qysh në fillim që ky koncert nuk është i zakonshëm. Ashtu edhe doli. Në fund, publiku duatroket koncertin e dyshes, dhe përfundimisht Xhaferi e kupton përgjigjen e pyetjes në fillim. Publiku ishte super mirë. Dhe super i kënaqur.

Por si u bë që kjo dyshe të koncertojnë së bashku? Nacionale foli me të dy artistët, të cilët shpjeguan gjerë e gjatë  procesin e koncertit të përbashkët.

“Ky bashkëpunim ishte i menduar kah moti”, tha pianisti Ramadani pas koncertit.

Edhe pse ka kohë që jeton në Holandë dhe ka bërë karrierë ndërkombëtare si pianist, Ramadani që njihet si nxënës i mësuesit më të mirë holandez të pianos, Rob Van Kreeveld, dhe pianistit anglez John Taylor, thotë se bashkëpunimi me kitaristin Xhaferi ishte një mësim më vete.

“Ky ka qenë improvizim i hapur, janë ato shtyllat ku mbahemi gjatë interpretimit. Anipse ka pasur një dozë të kornizës, ne kemi bërë një improvizim të mirëfilltë e të hapur dhe kjo duhet të kriojë rezultat nga vetë audienca”, tha Ramadani.

Rezultati tek audienca u vu re shumë, sidomos në pjesën e dytë të koncertit. Akordimi i linjave melodike me gërshetime të tilla duket se i pëlqente publikut. Kjo u vërejt edhe në numrin e madh të audiencës.

Ata improvizuan muzikën e nocturne chopin numër 7, e që në improvizimin e fundit, dëgjoheshin disa tinguj të melodisë shqiptare.

Ne kemi luajtur një vepër, nocturne chopin 7. Improvizmet e mia që janë nga tradita muzikës shqiptare”, tha jazz kitaristi Armend Xhaferi.

Intersante ishte që ai e quante improvizmin e tij “çaj rusi”.

E gjithë kjo rezultonte si shkak i mbledhjes së muzikës ndër vite, dhe u shpalos në Chopinfest.

“Ideja ka qenë mos me qenë muzikë e përgaditur, të nxjerrim atë që është mbledhur që sa vite që merremi me muzikë”, u shpreh Xhaferi, i cili si jazz kitarist nuk ishte mësuar me një publik që vetëm dëgjon, shumë seriozisht, pa kërcyer ose livritur vendit.

Nevojën e këtij kombinimi të jazz-it dhe klasikës e sheh të nevojshme edhe dirigjenti Edon Ramadani.

Publiku kosoavr është i etur për të dëgjuar muzikën Jazz, në mungesë të koncerteve dhe festivaleve Jazz, dhe shpresoj të ketë sa më shumë si kjo sot”, tha Ramadani.

Ramadani e cilësoi interpretimin e Arbenit në piano, duke qenë edhe vetë pianst, si shumë më ndryshe se klasikja dhe dukshëm më të veçantë.

“Arbeni është një pianist i veçantë. Ai është i shkolluar për Jazz e piano në Holandë. Natyrsht është shumë i veçantë dhe që në interpretimin e tij ka shumë ngjyrime si të impresionizmit, klasicizmit dhe njohës shumë i mirë i polifonisë së barokut dhe krijon një stil të veçantë të Jazz-it si pianist”, u shpreh Ramadani.

Kësisoj, publiku në “ChopinPianoFest” u bë dëshmitar i një koncerti i cili edhe pse nuk kishte një program strikt të veprave të luajtura rezultoi në një eksperiment që duhet të ndodhë sa më shpesh. Jo vetëm në festivale.

Tjera nga autori:
1