<b>Chris Rock</b> flet sërish për shuplakën e Will Smithit - ky i fundit me shumë gjasë do të preket nga këto fjalë

Chris Rock flet sërish për shuplakën e Will Smithit - ky i fundit me shumë gjasë do të preket nga këto fjalë

07.05.2022 17:21

Dy netë pasi një burrë sulmoi Dave Chappellen në skenë gjatë festivalit "Netflix është shaka" në Los Anxhelos, Chris Rock u tall me komedianin duke thënë se është goditur nga personi më "i butë ndonjëherë që ka bërë rep", sipas një raportimi nga "The Hollywood Reporter".

Rock iu bashkua Chappelle në skenë te "The Comedy Store" në Los Anxhelos, dy netë pasi seti i Chappelle u ndërpre.

"Të paktën të ka goditur dikush me reputacion!" Chappelle i tha Rock, raporton THR. "Më goditi një djalë i pastrehë me gjethe në flokë".

Rock, i cili ishte gjithashtu në setin e Chappelle kur ky i fundit u sulmua të martën, u përgjigj: "U godita nga zezaku më i butë që ka bërë rep ndonjëherë".

Rock po i referohej momentit kur Will Smith u fut në skenën e Oscars dhe e goditi me shuplakë, pasi komediani u tall me gruan e aktorit, Jada Pinkett-Smith.

Sipas raportit të "THR", Chappelle i tha turmës të enjten mbrëma se kishte kërkuar nga sigurimi që ta linte të fliste me burrin që e sulmoi në eventin tjetër pak ditë më parë.

Chappelle tha se folën për arsyen që mund të kishte nxitur sulmin dhe i dyshuari, të cilin policia e identifikoi si 23-vjeçarin Isaiah Lee, i tregoi atij një histori për gjyshen e tij, e cila tha se ishte detyruar të largohej nga lagjja e saj në Nju Jork për shkak të gjentrifikimit (procesi kur karakteri i një zoneje të varfër urbane ndryshohet nga njerëzit e pasur që shpërngulen në atë vend, duke përmirësuar infrastrukturën dhe ndikojnë në tërheqjen e investimeve të reja).

Chappelle i tha turmës se i dyshuari i kishte thënë se sulmi kishte për qëllim të tërhiqte vëmendje rreth situatës së vështirë të saj, raportoi 'THR'.

Chappelle tha se ai dhe i dyshuari folën edhe për gjyqin Johnny Depp-Amber Heard.

Prokurori i qytetit të LA, Mike Feuer tha të enjten se zyra e tij ngriti katër akuza për kundërvajtje kundër Lee, duke përfshirë sulm fizik, posedimin e një arme me qëllim për të sulmuar dhe akuzat që lidhen me ndërhyrjen në një performancë.

'NBC 4' raportoi të premten se Lee është shprehur i pafajshëm dhe se lirimi i tij me kusht është vendosur për shumën prej 30 mijë dollarëve.

Më herët, Rock refuzoi të komentonte në incidentin pa pagesë.

Sidoqoftë, familjarë të Rock, përfshirë vëllain e tij, komedianin Tory Rock dhe nënën e tij, Rose Rock, kanë folur për incidentin. Tony Rock tha muajin e kaluar se ai do të 'shpërthente' nëse Smith do të futej në skenë derisa ai po performonte komedi, derisa Rose Rock tha se veprimet e Smith ndikuan te gjithë familja.

"Kur ai goditi Chris, goditi të gjithë ne", tha ajo. "Ai vërtetë më goditi mua".

Ajo gjithashtu nënvizoi si Smith e la nën hije prezantimin e çmimit për dokumentarin më të mirë, që shkoi për Ahmir Thompson për "Summer of Soul".

"Askush nuk e dëgjoi fjalimin e tij. Askush nuk ishte i gatshëm".

Tjera nga autori:
1