<b>Chris Rock</b> i papërmbajtshëm: Besojuni të gjitha grave, përveç Amber Heard, ajo i dh*eu në shtrat

Chris Rock i papërmbajtshëm: Besojuni të gjitha grave, përveç Amber Heard, ajo i dh*eu në shtrat

16.05.2022 16:51

Komedianët po gjejnë mënyra për t'u futur në miksin e stuhisë së gjykimit të Johnny Depp dhe Amber Heard.

Në një spektakël komedie së fundmi në Londër, Chris Rock dha verdiktin e tij rreth gjykimit të profilit të lartë, specifikisht duke e etiketuar Heard si të pandershme. "Besojuni të gjitha grave... përveç Amber Heard."

Depp dhe Heard janë në mesin e një beteje ligjore. Depp e ka paditur Heard për 50 milionë dollarë rreth një op/ed-i që ajo e ka publikuar në 'Washington Post', ku ajo e identifikoi veten si e mbijetuar e dhunës në familje.

Depp i mohon të gjitha akuzat. Heard, e cila nuk e përmendi me emër Depp në artikull, po e kundërpadit atë për 100 milionë dollarë.

Derisa gjykimi ende po vazhdon, Rock u tall me një incident gjatë të cilit Heard thuhet se kishte bërë nevojën e madhe në pjesën e shtratit ku shtrihet Depp në një "shaka të tmerrshme që shkoi keq" pas një zënke që ata kishin në vitin 2016, sipas ish-sigurimit të Depp, Starling Jenkins III.

"Besojuni të gjitha grave, besojuni të gjitha grave... përveç Amber Heard", raportohet të ketë thënë Rock.

"Çka dreqin ka marrë ajo? Ajo dh*eu në shtratin e tij! Ajo është mirë, por nuk po dh*het mirë. Ajo dh*eu në shtratin e tij. Posa të bëni diçka të tillë në shtratin e dikujt, jeni fajtore për gjithçka... Çka dreqin po ndodh atje? Wow. Dhe ata vazhduan marrëdhënien pas asaj. Duhet të jetë p*dh i jashtëzakonshëm... Kam qenë me ca gra të çmendura, por dreqi ta hajë..."

Rock nuk është komediani i vetëm që foli për rastin mes Johnny Depp dhe Amber Heard. 'Saturday Night Live' filloi episodin e 15 majit me një hapje që satirizoi me incidentin me jashtëqitje. Pasi Depp, që luhej nga Kyle Mooney, dëshmoi në gjykatë se Heard e kishte bërë në shtratin e tij, skena u ndërpre dhe u shfaqën pamje fiktive të incidentit, ku mori pjesë edhe Kenan Thompson në rolin e menaxherit të pronës së Depp, Leonard Green. "Ajo është boo-boo!", bërtiti Thompson disa momente pasi ngriti jorganin për të zbuluar tmerrin.

Heard i ka mohuar akuzat, teksa ishte shprehur në gjykimin britanik në vitin 2020 se incidenti me jashtëqitje nuk kishte ndodhur kurrë. 

"Ajo është absolutisht neveritëse", Heard kishte thënë atë kohë. "Nuk mund ta shpjegoj cili i rritur do ta bënte këtë."

Tjera nga autori:
1