<b>Çka nënukpton</b> triumfi i Johnny Depp për karrierën e tij dhe të Amber Heard?

Çka nënukpton triumfi i Johnny Depp për karrierën e tij dhe të Amber Heard?

02.06.2022 13:21

Triumfi i Johnny Depp në rastin gjyqësor kundër Amber Heard dhe fitorja e kësaj të fundit në njërën prej akuzave në kundërpadinë ndaj tij, mund të ketë mbaruar pas një spektakli gjashtë-javor të dyshes duke zbuluar detaje nga martesa mizore. Tash, megjithatë, vëmendja kthehet nga ndodhitë përcjellëse, përfshirë pasojat potenciale në karrierën e tyre.

Në fakt, prospekti i së ardhmes së secilit aktor ishte në epiqendër gjatë gjykimi; duhet ritheksuar se ky gjyq nuk ishte rast kriminal, ose rezistencë ndaj të drejtave për fëmijë, por për prishje imazhi në të cilin secila palë u mundua të tregonte se reputacioni i tyre u dëmtua nga tjetri, duke dëmtuar të ardhurat nga karriera në proces. Të dy, Depp dhe Heard ftuan dëshmitarë të dëshmonin. 

Depp ndërmori hapa ligjorë kundër Heard për prishje imazhi, pasi kjo e fundit publikoi një artikull në 'Washington Post' në vitin 2018 ku ajo përshkroi veten si "figurë publike që përfaqëson dhunën familjar", pa e përmendur emrin e Depp; Heard e kundërpaditi, gjithashtu për prishje imazhi, dhe të dy sugjeruan se humbën kontrata fitimprurëse.

Gjykimi ekspozoi pasoja afatshkurte për karrierat e dy aktorëve dhe ka zbuluar detaje të rralla nga mënyra si funksionojnë gjërat brenda Hollivudit. Agjenti i Depp, Jack Whigham, përshkroi impaktin e artikullit të Heard si "katastrofik" për karrierën e Depp, duke dëshmuar se aktori humbi mundësinë që të paraqitej në episodin e gjashtë të 'Pirates of the Caribbean', ku ai do t'i fitonte 23 milionë dollarë. Një tjetër dëshmitar, kontabilisti Michael Spindler, tha se Depp humbi rreth 40 milionë dollarë si rezultat i akuzave të Heard. Depp gjithashtu u tërhoq nga filmi 'Fantastic Beasts', pasi humbi një rast gjyqësor kundër 'The Sun' më 2020, pasi gazeta e quajti atë "rrahës gruaje".

Heard, njejtë, potencoi se karriera e saj është ndikuar negativisht nga akuat e Depp, duke thënë se ajo u desh "të luftonte" për ta ruajtur rolin si 'Mera' në filmin "Aquaman" të vitit 2018, dhe se ajo është paraqitur në vetëm një film tjetër përgjatë dy viteve të fundit.

Në të dy rastet, megjithatë, figurat e industrisë sugjeruan se faktorë të tjerë ishin në lojë. Ish-agjentja e Depp, Tracey Jacobs, dëshmoi se pjesmarrja e tij në 'Pirates of the Caribbean 6' ishte tashmë në rrezik për shkak të "sjelljes" së tij, përfshirë vonesave në xhirime: "Ekipit nuk i pëlqen të sillen rrotull për orë të tëra duke pritur për yllin që të paraqitet". Për më shumë, Depp pranoi se ai më nuk do të punonte në një film të 'Piratëve' edhe po t'i ofrohej.

Presidenti i 'Warner Bros', Walter Hamada dëshmoi se roli i Heard në 'Aquaman 2' u anulua për shkak të "mungesës së kimisë" mes saj dhe yllit të filmit, Jason Momoa.

Në fakt, verdikti nuk pritet që në mënyrë dramatike të përmirësojë të ardhmen e secilit prej dyshes. Studiot e Hollivudit do të jenë të shqetësuara ta punësojnë një aktor me kaq shumë akuza abuzimi dhe kështu që Depp - larg aktor më i famshëm dhe i pushtetshëm se Heard - nuk pritet të gjejë punë në ndonjë film të buxhetit të madh në të ardhmen e afërt.

Mirëpo, e njëjta teori nuk do të vlejë për regjisorët e pavarur: shembulli i Mel Gibson dhe Kevin Spaceu tregon se është e mundur që aktorët të vazhdojnë të sigurojnë role në filma të nivelit më të ulët, pavarësisht se janë përfshirë në ndonjë skandal.

Përgjatë karrierës së tij, Depp ka treguar një simpati për filma më të vogël të pazakontë dhe padyshim do të vazhdojë t'i bëjë, pavarësisht pagave të reduktuara që do të marrë. Numri i madh i mbështetësve të Depp në rrjetet sociale, eventualisht mund t'i bindë regjisorët që eventualisht ta punësojnë në të ardhmen nëpër filmat e tyre.

Heard, në anën tjetër, është në një pozitë tjetër: karriera e saj prej aktoreje është përshkuar me një mori filmash në rol dytësor, me udhëheqje aty-këtu në filma të vegjël si ai i vitit 2006, "All the Boys Love Mandy Lane". Roli i saj më i fundit, si 'Nicola Six' në filmin 'London Fields', kolapsoi në poshtërim pasi regjisori dhe producenti prishën marrëveshjen dhe nisën procese gjyqësore ndaj njëri-tjetrit, me Heard që gjithashtu u paditë nga producentët, duke arritur disi një akord në vitin 2018.

Karriera e Heard si aktore ka qenë e ndërlidhur me marrëdhnien e saj me Depp (edhe pse ajo mohoi sugjerimet se Depp "ia siguroi" rolin në 'Aquaman'), dhe që nga atëherë momentumi në karrierën e saj ka pësuar rënie.

Tjera nga autori:
1