<b></b> Dokumentari i ri ia qet faqen e zezë Nënë Terezës: Dëshmi tronditëse

Dokumentari i ri ia qet faqen e zezë Nënë Terezës: Dëshmi tronditëse

10.05.2022 15:25

A e meritonte përnjëmend murgesha me origjinë shqiptare namin e së shenjtës?

Kush mund ta kishte parashikuar, që kur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkupin e sotëm në Maqedoninë e Veriut më 1910, do të bëhej një prej ikonave të shekullit XX, e njohur në mbarë globin si Nënë Tereza, dhuruesja shenjtore e ngushëllimit për të mjerët? Më specifikisht, kush mund ta kishte parashikuar se ajo do të mishëronte aq shumë të asaj që shkoi keq me atë shekull? Dokumentari tre-episodësh Nënë Tereza: Për Dashurinë e Zotit? (Sky Documentaries) tregon të mirat dhe të këqijat e manisë së Terezës, e gjetjes së të mirës te brishtësia dhe e keqja.

Vrullshëm na jepet prapaskena e një familjeje që u bë e lëndueshme nga vdekja – ndoshta helmimi – i patriarkut të saj, dhe u desh të mbahej fort te kisha. Pasi u shpërngul në Indi dhe u bë murgeshë, Anjeza e dëgjoi zërin e Jezuit që i bënte që e thirrte në një tren afër Darjeelingut në vitin 1946. Deri më 1969, ajo nderohej me emrin Nënë Tereza e Kalkutës – si shefja e strehimoreve për jetimë të financuara nga donacione të ndryshme, e ku rrinin njerëz me lebrozë dhe njerëz që po visnin. Vëmendja që mori kishte rritur përpjekjet e Terezës për të zgjeruar organizatën, Misionarët e Bamirësisë, përtej Indisë, duke hapur të tilla edhe në pjesë tjera të botës.

Për dashurinë e zotit? provon të ofrojë terezitjen përmes një numri të madh pjesëmarrësish. Pas mungesës së Christopher Hitchensit, shkrimtarit që i mëshonte fort Terezës, por edhe të Aroup Chatterjee-së, puna e të cilit frymëzoi filmin e Hitchensit për të, paraqiten të tjerë biografë më mirëdashës por edhe dëshmitarë okularë të punës së bërë nga Misionaret e Bamirësisë. Problemi, për mbrojtësit e Terezës, të paktën, është që sapo të përshkruani si zakonisht shenjtoren si gruan që “kaloi jetën duke u përkujdesur për të varfrit”, pra sapo u fut në detaje, iluzionet prishen.

Një grua amerikane që nënshkroi për t’u bërë pjesë e misionit, dhe që ndjeu dashurinë e madje elektrike kur Tereza i vuri dorën mbi të sajën si bekim mirëpritës, përshkruan se si devotshmëria e murgeshave kërkonte të mos lexonin gazeta, e të mos kishin kontakt me miqtë. “Dashuria, për të qenë e vërtetë, duhet të dhembë”, u thoshte Nënë Tereza murgeshave që i kishte nën sund. Edhe një njeri që ishte jetim në Kalkutë e të cilit iu shpëtua jeta nga strehimorja, flet për efektet psikologjike të atmosferës që nganjëherë bëhej “brutale“.

Dëshmitari Dr. Jack Preger, sjell po ashtu dëshminë e tij për sanitoriumet e Terezës.

“Murgeshat nuk ofronin kujdesin e duhur”, kujton ai, duke qenë ndjeshëm i prekur nga këto kujtime. “Gjilpërat përdoreshin vazhdimisht e vazhdimisht. Ata mpiheshin.” Kjo është prej akuzave më serioze drejt Terezës: se kishte asistencë praktike të pamjaftueshme, e ndoshta edhe neglizhencë të plotë, prapa retorikës se me vetëmohim u dilej në mbrojtje nevojtarëve. Ajo çka është e jashtëzakonshme për versionin radikal të akuzës – që Tereza mishëroi një version të kultit të dhimbjes të Krishterimit që as nuk do ta lehtësojë dhimbjen – është që ajo praktikisht e pranonte vetë një gjë të tillë.

“Thirrja jonë nuk është nuk është domosdo për të kuruar. Është të kalohet dashuria e Zotit te çdo qenie njerëzore ku e shohim dhimbjen e Krishtit... dhimbja që ndahet me pasionin e Krishtit është gjë e mrekullueshme.”

Ky dokumentar tregon se si figura të tilla si Nënë Tereza ishin komponente kyçe të shoqërive të padrejta. Është OK për ne që të koncentrojmë pasurinë në pak e më pak duar në kurriz të masave: dikush, diku, ndoshta u ndihmon.

Tekstin origjinal e të plotë në gjuhën angleze në The Guardian mund ta gjeni duke klikuar KËTU.  

Tjera nga autori:
1