EUROVIZION: Ronela aq e dobët, sa po kërkohej të ndërrohej kanali për të parë futboll - NACIONALE

EUROVIZION: Ronela aq e dobët, sa po kërkohej të ndërrohej kanali për të parë futboll

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ishte një duartrokitje e thatë, pa ndonjë entuziazëm të madh, madje pa lëvizur nga ulëset e fansave shqiptarë të pranishëm në Itali ku po mbahet Eurovizioni, pas këngës hapëse të Ronela Hajatit.

Natyrisht, ishte obligim moral të paktën t'i rrihnin shuplakat me njëra-tjetrën pas atij nën mediokriciteti që u shfaq në skenë.

Duajeni, urrejeni, apo duajeni për ta urryer, Eurovizioni u rikthye sonte në aksion pas një viti gjatë të cilit vështirë se dikujt realisht i ka munguar ky event.

Sidoqoftë, Ronela Hajati hapi kontestin më të madh muzikor evropian duke performuar e para në Torino.

"Evropë, bëni zhurmë", brohoriti ajo, teksa iu sul skenës me një tentativë për të mbuluar vokalin e dobët përmes koreografisë, poashtu mediokër.

Strofa e parë e këngës:

Po vjen djali nga malet

And he came here to find it (dhe erdhi këtu për ta gjetur)

Goin' mad when I whine it (çmendet kur e shkund)

Come baby, come put my hands on your body (eja zemër, vendos duart e mia në trupin tënd)

Come on closer to me, ya, me, ya (Hey) (eja afër meje, meje)

'Cause I love when ya near, near (Hey) (sepse e dua kur je afër, afër)

Xhamadanin me vija, vija

Come baby, put it on me, ya (eja zemër, vendose mbi mua)

U përcoll nga një vokal i dobët, nganjëherë me turbulencë në dëgjim, e mungesë shpërthimi të njëmendtë, i cili u mundua të vinte në formën e lëvizjeve trupore që poashtu nuk ishin për t'i shkulur flokët nga ngazëllimi.

Derisa po shihnim skena të tilla, "pse s'po e qitni lojën", po thoshte në redaksi një gazetar, duke iu referuar ndeshjes që po zhvillohej në të njejtën kohë me performancën e Ronela Hajatit, Aston Villa - Liverpool, sikur për ta nënvizuar atë që po shihnim në TV.

Sinqerisht, përveç asaj lëvizjes së kokës në mënyrë eksorciste nga fundi i këngës, që nuk ishte kumeditë sa impresive por që nuk kemi gjë tjetër të nxjerrim sa i përket anës pozitive, gjithçka tjetër ishte nën mediokricitet.

Performanca e Ronelës vështirë se do të lë gjurmë në këtë gjysmëfinale, vetëm nëse këngët e tjera janë llom fare, e lëre më në historikun e pjesmarrjeve të Shqipërisë në këtë event.

Paraqitjet pas saj, të Letonisë, Lituanisë, Zvicrës dhe Sllovenisë, poashtu nuk ishin asgjë monumentale dhe ne krejt çka mund të bëjmë në vazhdim është të shpresojmë në sa më shumë performanca të tilla, që të paktën të sigurojmë finalen.

"Oh, i dashur, çka jam duke parë?", po pyet Mnaolis Varnas në Twitter dhe është e vështirë të mos i bashkohemi kësaj pyetje, fatkeqësisht.

Është paksa e paqartë dhe e mistershme arsyeja që e bëri të shpërthente Hajatin nga gëzimi në fund si më poshtë, por hej... kush jemi ne për të gjykuar lumturinë e tjetrit.

Lajme të ngjashme