<b>Gjykimi</b> i Johnny Depp dhe Amber Heard: Ekspertët nuk shohin fitues e mësime të marra

Gjykimi i Johnny Depp dhe Amber Heard: Ekspertët nuk shohin fitues e mësime të marra

12.05.2022 16:53

Artikull i përkthyer nga variety.com nga Nacionale.

Nga dritarja e zyrës, avokati Jon Katz ka direkt pamje mbi Gjykatën e Ferfaksit të Virgjinias dhe në javët e kaluara, ai ka parë një mori fansash të grumbulluar për të parë nga afër për pak sekonda gjatë hyrje-daljeve Johnny Deppin.

Procesi gjyqësor mes yllit të "Piratët e Karaibeve" dhe ish-gruas, Amber Heard, është rasti më i madh që Katz mund ta kujtojë në 20 vitet sa ka praktikuar mbrojtjen në atë zonë. Ai gjithashtu bën edhe punë rreth fjalës së lirë të njerëzve, kështu që ka një këndvështrim profesional rreth rezultatit.

"Dua një verdikt kundër të dy prej tyre", thotë ai.

Depp dhe Heard po e paditin njëri-tjetrin për prishje të imazhit. Depp thotë se Heard shkatërroi karrierën e tij kur e akuzoi për dhunë familjare. Ajo po e kundërpaditë nën akuzat për mashtrim.

Gjykimi është shndërruar në spektakël për mediet dixhitale. Në një moment, gjatë dëshmisë së Heard më 4 maj, mbi 587 mijë persona po e shikonin transmetimin direkt. 

Por rasti nuk është interesant për studiuesit e ligjit. Nuk pritet të vë ndonjë vulë historike në ligjin për prishje të imazhit, thonë shumë ekspertë.

"Duket një akuzë bazike për shpifje", thotë profesori i drejtësisë në UCLA, Eugene Volokh. 

"Është krejt rreth fakteve. Nuk kam parë asgjë që realisht do ta afektojë ligjin".

Heard publikoi një op-ed në 'Washington Post' në vitin 2018, ku aludoi në dhunë familjare nga Depp gjatë procesit të divorcit, dy vite më herët. 

Padia e Depp u lejua të vazhdojë mbi doktrinën e shpifjes me nënkuptim, e cila thotë se deklaratat në dukje neutrale dhe të sakta mund të krijojnë prapë një insinuatë shpifëse. Pretendimi i Heardit se ajo "ndjeu tërë forcën e zemërimit të kulturës sonë për gratë që flasin" u mor për të nënkuptuar se Depp në fakt kishte abuzuar me të, megjithëse ajo nuk e tha plotësisht këtë.

Shpifja me nënkuptim daton së paku nga romancieri James Fenimore Cooper, i cili paditi një sërë redaktorësh gazetash në vitet 1840. 

Në vitin 2019, Asociacioni i Shtypit të Virgjinias (VPA) kërkoi leje për të paraqitur një përmbledhje në çështjen Depp-Heard, duke paralajmëruar gjykatën kundër zgjerimit të doktrinës.

"Zbatimet e gjera të doktrinës së shpifjes me implikim mund të freskojnë shtypin e lirë pasi do t'u kërkonte botuesve të marrin në konsideratë çdo implikim të mundshëm shpifës që mund të shtrihet nga deklarata të sakta", shkroi avokatja e VPA, Jennifer Nelson, duke shtuar se rreziqet mund të jenë veçanërisht të mprehta me paditësit e famshëm.

Gjykatësi Bruce White refuzoi kërkesën e VPA-së dhe lejoi padinë e Deppit të vazhdonte, duke cituar ligjin e kahmotshëm të Virgjinias.

Çkado që vendos juria, rasti nuk e shqetëson Jack Browning, një avokat i cili përfaqëson klientë mediatik, përfshirë 'New York Post'. Ai e sheh rastin Depp-Heard si 'sui generis', dhe pa shumë leksione të rëndësishme të marra.

“A do të jetë ky rast i zbatueshëm gjerësisht për klientët në medie?”, thotë ai. "Nuk është e qartë se do të ndodhë".

Një këndvështrim interesant rreth çështjes e ka avokatja Mitra Ahouraian, e cila shikoi çdo minutë të secilës seancë.

"Padia u bë që Johnny të fitonte gjykimin e mendimit publik", thotë ajo. 

"Ai po e përdorë gjykatën si platformë që të dëgjohet versioni i tij".

Por a do të funksionojë?

"Asnjëra palë nuk do të fitojë", shton ajo. 

Tjera nga autori:
1