<b>Johnny Depp - Amber Heard:</b> Zbulohen abuzimet e tmerrshme me drogë, krejt çka ndodhi në seancën e fundit

Johnny Depp - Amber Heard: Zbulohen abuzimet e tmerrshme me drogë, krejt çka ndodhi në seancën e fundit

18.05.2022 13:42

Amber Heard dhe Johnny Depp u rikthyen në gjykatë për një seancë të re në gjykimin që erdhi si rrjedhojë e padisë së Depp për prishje të imazhit ndaj ish-gruas.

Më poshtë, Nacionale shpjegon zhvillimet kryesore nga seanca që zgjati më shumë se tetë orë.

Raquel Pennington, një ish-shoqe e Amber Heard, pranoi se u fut në një zënkë me Heard gjatë një darke në një prej shtëpive të Johnny Depp.

Raquel Pennington, ish-shoqe e Amber Heard, ishte një tjetër person që ishte ftuar në njërën prej shtëpive të shumta të Deppit.

Njejtë si rasti me Tillett Wright, Pennington tha se asaj i ishte dhënë çelësi për të jetuar në një prej pronave të Depp, pasi ishte pjesë e rrethit të ngushtë të çiftit.

Ajo pranoi se shtyu Heard gjatë një zënke në darkën e organizuar nga Depp dhe se Heard pastaj e goditi me shuplakë.

Pennington  tha se Depp u kaplua nga frustrimi në një udhëtim që çifti dhe miqtë kishin bërë në një resort në Kaliforni, ku ata po pinin alkool dhe po merrnin kërpudha toksike.

E njëjta gjithashtu tha se ajo dhe Heard më nuk flasin por nuk deshi të tregojë arsyen dhe insistoi se nuk janë 'armike'.

Pennington thotë sea jo bashkë me të kanë marrë droga të paligjshme.

Pennington ishte dëshmitarja e tretë që u ftua të dëshmonte në gjykimin për prishje të imazhit mes Depp dhe Heard, përmes një video-paraqitje.

Io Tillett Wright tha se Johnny Depp e akuzoi atë se bëri nevojën e madhe në shtratin e tij me Amber Heard dhe qau, derisa rikujtoi të bërtiturat e Depp ndaj Heard në telefon pas incidentit.

Io Tillet Wright, një mik i Amber Heard dhe Johnny Depp, potencoi se ai qeshi kur aktori i 'Piratët e Karaibeve' i akuzoi ata se 'e bënë nevojën e madhe në shtratin e tij'.

Wright thotë se akuzat ishin të jashtëzakonshme dhe shtoi se ai dhe Heard filluan të qeshin me akuzat që ishin tejet 'qesharake'.

Por Depp qartazi nuk ishte në disponim për të qeshur, derisa u largua duke u zënë me Heard.

Pas incidentit, Wright tha se ai u telefonua nga Heard dhe mund të dëgjonte Depp në sfond duke i bërtitur aktores.

"Po sikur të t'i shkulë flokët", thuhet të ketë bërtitur Depp.

Wright filloi të qante, derisa tha: "Dëgjova telefonin duke rënë dhe Amber duke bërtitur. Kujtoj atë duke bërtitur".

Ai tha se shpejt telefonoi policinë pas incidentit.

Io Tillett Wright tha se Amber Heard dhe Johnny Depp nuk do t'i ndalnin zënkat dhe se Depp ishte esull gjatë ceremonisë së martesës, ku ai potencohet të ketë thënë se tas është i lirë ta grushtojë Heard në fytyrë meqë janë të martuar.

Wright thotë se çifti pati një zënkë të rëndë, pasi aktori i propozoi asaj gjatë një udhëtimi në Londër në vitin 2013.

Wright gjithashtu rikujton incidentin famëkeq të çiftit në aeroplan, ku Heard tha se Depp e goditi në shpinë në një fluturim në vitin 2014, sepse ai ishte xheloz që ajo po punonte me aktorin James Franco.

Wright nuk tregoi çka ndodhi në fluturim, por tha se Depp thoshte se nuk do të pinte më pasi zbriti.

Wright tha se Depp nuk po pinte alkool gjatë ceremonisë së martesës dhe se po e mbante premtimin.

Por shtoi se Depp i kishte thënë atij: "Jemi të martuar. Tash mund ta grushtoj atë në fytyrë dhe askush nuk do të thotë asgjë".

'Monstrumi nuk do të fitojë': Io Tillett Wright tha se Johnny Depp u mundua të qëndronte esull për shkak të Amber Heard dhe se do t'iu sulej njerëzve kur ishte i dehur ose droguar.

Wright zbuloi përshkrimin e Heard kur kishte thënë se pasi Depp merrte droga ose pinte alkool shumë, shndërrohej në 'monstrum'.

Depp thuhet t'i ketë thënë Wright se po lufonte me demonët brenda dhe se do të dilte fitimtar kundër 'monstrumit'.

"Monstrumi nuk do të fitojë", Wright rikujtoi atë që i kishte thënë atij. "Nuk do të jem ai lloj i njeriut. Nuk dua të jem ai lloj i burrit".

Wright tha se aktori e ofendonte Heard, familjen e tij dhe fansat sa herë që bëhej keq.

Ai shtoi se Depp e quante nën e tij k**vë dhe p**h dhe e krahasonte atë me Heard.

'Alkooli zbulonte një anë shumë të shëmtuar të tij': Io Tillett Wright tha për mikun Johnny Depp

Wright rikujtoi një rast kur Heard po qante në shtëpi, derisa Johnny ishte në pishinë duke pirë uiski.

Wright tha se Depp ofendoi Heard në sy të tij, duke thënë: "Krejt çka ajo ka është pamja e saj dhe nuk ka talent. Kur c**at e saj të bien dhe fytyra t'i rrudhet, askush nuk do të interesohet për të. Kështu që bën mirë të gjejë një mënyrë më të mirë për të mbijetuar. Gjërat janë kështu".

Tutje shtoi Wright: "Alkooli nxirrte një anë shumë të shëmtuar të tij".

Wright shtoi se Depp ndihej i turpëruar për varësinë që kishte ndaj kokainës dhe alkoolit.

Ai potencoi se Depp merrte kokainë me figura tjera të famshme kur Amber kishte udhëtuar drejt Anglisë.

"Marilyn Manson dhe Paul Bettany erdhën një herë dhe kokainë dhe alkooli ishte i përfshirë me bollëk. I shikoja duke marrë së bashku.

"Nuk e di nëse Bettany mori pjesë në konsum të kokainës. Manson dhe Depp morën shumë kokainë".

Io Tillet Wright tha se ai pa Amber Heard duke marrë ekstazi, kokainë dhe kërpudha toksike dhe se kishte miqësi të ngushtë me Johnny Depp.

Wright tha se ai pa Heard duke marrë ekstazi, kokainë dhe kërpudha toksike përgjatë 11 viteve sa e njihte ai.

Ai vazhdoi tutje duke thënë se  Heard ishte 'çuditërisht imune ndaj dehjes' dhe tha se ajo dehej vetëm kur pinte tepër shumë.

Wright thotë se ai ende brengoset për Depp dhe se kishte një lidhje të fortë me të prej kur ishin njoftuar.

Amber Heard tha se nuk dëshironte t'i merrte 32 milionë dollarët që i takonin nga marrëveshja e divorcit me Johnny Depp

"Nuk i doja", tha Heard. "E kuptova që më takonin por nuk i doja. Është kaq e thjeshtë".

Derisa po merrej në pyetje nga avokatja e saj, Elaine Bredehoft, Heard akuzoi Depp se ai u mundua t'i prishte punë që ta shkarkonin nga roli i saj në filmin 'Aquaman'.

'Po mundohem': Avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft u duk e frustruar derisa po ndërpritej vazhdimisht nga avokatja e Depp.

Avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft filloi marrjen në pyetje të klientes së saj, derisa e pyeste për lëndimet e marra më 15 janar të vitit 2015, derisa ishte në marrëdhënie me Johnny Depp.

Kur ajo po mundohej të bënte pyetje, avokatja e Depp, Camile Vasquez vazhdonte ta ndërpriste duke kundërshtuar rreth relevancës së pyetjeve dhe aftësisë së Heard për të dëshmuar rreth shkallës së lëndimit.

"Kam një shenjë të madhe në hundë", Heard i tha trupit gjykues. "Kam shumë probleme me frymëmarrje natën".

Derisa Vasquez po vazhdonte të ndërhynte, Bredehoft mund të shihej e frustruar.

"Po mundohem", tha një Bredehoft e frustruar.

"I mbijetova atij njeriu dhe jam këtu": Amber Heard thotë se Johnny Depp nuk mund ta shikojë atë në sy sepse 'ai e di se është fajtor'

"Ai e di se është fajtor, e di se është gënjeshtar", tha Heard. "Përndryshe pse nuk mund të më shohë. I mbijetova atij njeriu dhe jam këtu".

Depp filloi të fliste me avokatët e tij derisa Amber po bëhej emocionale gjatë deklarimit.

Arsyeja pse Johnny Depp nuk po e shikon në sy Amber Heard

Johnny Depp ka shmangur kontaktin me sy me Amber Heard përgjatë tërë gjykimit, sepse ai i kishte thënë në vitin 2016 se ajo kurrë më nuk do t'ia shihte sytë, sipas asaj që u tha në gjykatë.

Avokatja e Depp, Camile Vasquez pyeti Heard: "Zoti Depp nuk iu ka shikuar në sy asnjëherë gjatë tërë gjykimit, apo jo?"

Heard u përgjigj: "Jo se e kam vërejtur, jo".

Vasquez pastaj tha: "Ju e keni shikuar disa herë, apo jo".

Pasi Heard e konfirmoi se po, Vasquez pastaj tha: "Ai të premtoi se nuk do t'i shohësh kurrë më sytë e tij, a është e vërtetë?"

Aktorja e 'Aquaman' u përgjigj: "Nuk më kujtohet kjo".

Amber Heard tha se Johnny Depp merrte drogë në sy të fëmijëve kur i vizitonte

"E di se ai merr drogë në sy të fëmijëve", tha Heard, duke shtuar se ai gjithashtu merrte drogë me miqtë kur duhej të ishte esull.

Por në një inçizim të shfaqur nga avokatja e Depp, Camile Vasquez, Depp tha se ai thjesht donte të kalonte kohë me të bijën, Lily-Rose, 22-vjeçare.

"Nuk dua të rri këtu në rrugë dhe të zihem me ty", Depp i tha Heard.

Kjo e fundit tha se Depp dëshironte të ikte për të përdorur droga, sepse ajo mundohej ta ndalonte.

Amber Heard pranon se ajo mori drogë dy herë para Johnny Depp, pavarësisht se ky i fundit po mundohej ta linte

Avokatja e Johnny Depp pyeti pse Amber Heard përdori drogë derisa aktori po mundohej ta linte.

"Nuk përdora drogë kur isha me Johnnyn", tha ajo.

Por Heard pranon se ajo përdori drogë dy herë më herët gjatë marrëdhënies së tyre dhe u tall kur e pyeti atë të blinte MDMA në Australi, më 2015.

 

Tjera nga autori:
1