<b>Kate Moss</b> e bën horë Amber Heard në sy të botës: Tregon një të vërtetë krejt ndryshe për Johnny Depp

Kate Moss e bën horë Amber Heard në sy të botës: Tregon një të vërtetë krejt ndryshe për Johnny Depp

25.05.2022 16:18

Kate Moss doli në foltoren e gjykatës për të folur rreth rastit Depp-Heard, të mërkurën, dhe tregoi një storie radikalisht ndryshe nga ajo që Amber Heard i kishte thënë jurisë.

Kate dhe Johnny Depp ishin në lidhje në mesin e viteve të 90-ta, dhe Amber kishte thënë në një seancë se gjatë një incidenti në shkallë kur ishte goditur nga Johnny, dhe në atë moment ajo kishte menduar për një incient tjetër mes Johnnyt dhe Kate, kështu që e dinte çka po e priste dhe ia ktheu me goditje Johnnyt.

Amber po insinuonte se Johnny ishte i dhunshëm me Kate, por sot, avokatja e Johnnyt telefonoi Kate, e cila dëshmoi përmes videos... ajo aktualisht gjendet në Britani të Madhe.

Kate rikujtoi një incident kur ajo dhe Johnny ishin në hotel. Ai u largua nga dhoma i pari dhe ajo e ndjeku. Kate tha se po binte shi dhe ajo rrëshqiti nga shkallët, duke lënduar shpinën.

Ajo thotë se qau nga dhimbja dhe Johnny u kthye me nxitim, e barti atë brenda dhomës së hotelit dhe i dha ndihmë mjekësore.

Kate dëshmoi se ishte aksident dhe se Johnny ishte aty dhe i gatshëm për ta ndihmuar.

Dëshmia e supermodeles mbështetë saktësisht atë që Amber eventualisht e pranoi gjatë marrjes në pyetje... se sulmi i Johnnyt ndaj Kate nuk ishte asgjë se thjesht një "thashethem" - dhe, siç duket, i pavërtetë.

Depp u duk se i buzëqeshi ish-të dashurës pasi ajo dëshmoi në favor të tij, dhe buzëqeshja e tij ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale.

Një shfrytëzues i Twitterit reagoi ndaj qeshjes së Depp, duke shkruar: "Johnny Depp duke treguar emocione pasi pa Kate Moss duke dëshmuar në favor të tij. Ai nuk mund të ndalej së shikuari monitorin kur dëshmia e saj përfundoi. Mund të ketë qarë; është e vështirë të thuhet. Wow, thjesht wow. Faleminderit, Kate Moss".

 

Tjera nga autori:
1